• |
ide | kryesore

Bradley Cooper reagon ndaj aludimeve për një romancë me Lady Gaga

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Bradley Cooper ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me këngëtaren Lady Gaga.

Dyshja u përfol për një romancë dashurie gjatë realizimit të filmit ‘A Star is Born’.Ata nxitën akoma më shumë dyshimet kur performuan së bashku në skenë kolonën zanore të filmit dhe dukeshin të dashuruar. Mirëpo, aktori gjatë një interviste ka hedhur poshtv të gjitha aludimet dhe ka treguar  se zgjodhën të interpretonin performancën si një skenë nga filmi i tyre në një përpjekje për të ndihmuar në kontrollin e frikës së tij për të kënduar live.”Vetëm nga një këndvështrim personal, zvogëlon nivelin e ankthit. Ata bien në dashuri në atë skenë në film. Është ai momenti shpërthyes që u ndodh atyre në një skenë para mijëra njerëzve… Do të kishte qenë kaq e çuditshme nëse të dy do të ishim në stol përballë audiencës”, u shpreh Bradley. Gjithashtu edhe Gaga më herët ka deklaruar se dyshja janë vetëm miq të mirë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *