• |
ide | kryesore

Selena Gomez do të sjell një platforma për shëndetin mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez dëshiron të shkatërrojë stigmat rreth shëndetit mendor, kështu që u bashkua me nënën e saj, Mandy Teefy, dhe bashkëthemeluesen e Newsette, Daniella Pierson për të nisur WonderMind, një platformë e re që ka këtë si qëllim kryesor.

Duke folur për Entrepreneur, treshja tha se ishin frymëzuar për të krijuar WonderMind, pasi diskutuan nëse mund të bëhet më shumë për të normalizuar bisedat rreth shëndetit mendor dhe ndanë një shqetësim të përbashkët se, startup-et dhe aplikacionet e shumta të mirëqenies po turbullonin ujërat.

Kompania, e quajtur WonderMind, do të lançohet për herë të parë në shkurt të 2022-it.

29-vjeçarja zbuloi lajmin teksa u shfaq në kopertinën e Entrepreneur Magazine së bashku me partneret e saj.

Gomez ka folur hapur për vështirësitë e saj në vitin 2015 kur zbuloi se ishte diagnostikuar me lupus dhe kishte kaluar nëpër kimio për ta trajtuar atë, dhe në vitin 2017 iu desh t’i nënshtrohej një transplanti veshkash.

Ajo luftoi me ankthin, depresionin dhe sulmet e panikut si rezultat i lupusit të saj.

Në artikull, themeluesja e “Rare Beauty” theksoi rëndësinë e shëndetit mendor teksa detajoi vështirësitë e saj, veçanërisht kur bëhej fjalë për mediat sociale.

“Është një nga ato momente ku ndihem më afër mamit – jemi mbledhur për të folur për diçka që secili prej nesh e ka përjetuar në mënyrën e vet. Ishte e mrekullueshme.

Shëndeti mendor është diçka që e ndjej shumë afër, afër zemrës sime. Është shumë e rëndësishme që të ketë vende ku njerëzit mblidhen dhe kuptojnë se nuk janë vetëm në rrugëtimin e tyre të vështirë, ” – tha ajo për sipërmarrjen e saj të re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *