• |
ide | kryesore

Austria në bllokim të plotë kombëtar, pavarësisht protestave

-Instant, Lajme, Planet



Austria është rikthyer në një bllokim të plotë kombëtar, pavarësisht protestave kundër kufizimeve të reja, që synojnë frenimin e infeksioneve Covid-19 të përhapura në të gjithë Evropën. Nga mesnata, austriakëve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia dhe dyqanet jothelbësore janë mbyllur.

Austria është vendi i parë i BE-së që zbaton masën drastike mes valës aktuale të COVID-19 që po godet një sërë vendesh evropiane, si edhe vendi i parë i BE-së që e bëri vaksinën të detyrueshme për të gjithë vendin dhe që do të hyjë në fuqi, më 1 shkurt.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *