• |
ide | kryesore

Nga padia për Dvoranin te zgjedhjet lokale/ Çfarë të presim sot nga konferenca e Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për mediat. Ndërsa nuk eshte bere e ditur se per çfare do te flase Presidenti, eshte njoftuar që konferenca të nisë në orën 17:30 në ambientet e Presidencës.

“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit.”, njofton zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

Kujtojmë se ditën e sotme Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e çështjes në gjykatë që lidhet me padinë e Metës për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranit.

Lexo më tej: 

Padia e Metës ndaj Dvoranit, SPAK kërkon pushimin e çështjes 

Një tjetër çështje me rëndësi që pritet të komentohet nga Ilir Meta është dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin, ndërsa pritet që ai të shpallë edhe datën e zgjedhjeve të reja.

Lexo më tej: 

Vendimi i Kushtetueses/ Meta në prag të shpalljes së zgjedhjeve për 5 bashki 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *