• |
ide | kryesore

Përdornin rrjetet sociale për të shitur produkte, arrestohen 6 menaxherët në Tiranë

Arkiva



Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor, “Fast Delivery”.

Në pranga kanë rënë 6 shtetas. Ata dyshohen, se në bashkëpunim me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, kishin krijuar një skemë tregtimi dhe transportimi për produktet që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor. Kjo skemë sipas policisë ushtrohej online, nëpërmjet faqeve si “Instagram dhe “Facebook”, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.

Personat e arrestuar janë: Anxhela Dauti, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, Manol Lekaj., 34 vjeç, banues në Tiranë, Bruno Sanija, 37 vjeç, banues në Tiranë, Eduard Gjura., 38 vjeç, banues në Tiranë, Kejvi Sulaj., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Bledar Çela, 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u arrestuan 6 shtetas.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, si rezultat i një pune dhe ndjekjeje intensive nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

A. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, M. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, B. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, E.Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, K.S., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin rregjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.

Nga kontrolli që është kryer në këto subjekte, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjslacionit përkatës.

Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;

-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)

-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Ndërkohë njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.8390 viti. 2021 për veprën penale te “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale” parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a i K.Penal
Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe ligjore për disa subjekte për veprën penale të “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale” parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a i K.Penal eshte urdheruar regjistrimi i procedimit penal per te zberthyer nje skeme te dyshuar te magazinimit dhe tregetimit te mallrave kontrabande nga disa nga subjektet te dyshuara që kryejnë aktivitetin e sipërpërmendur duke i shkaktuatr deme te kjonsiderueshme financiare shtetit.
Skema eshte e thjeshte dhe e qarte
Mallrat te cilat dyshohet se hyjne ne territorin e Republikes se Shqiperise duke shmangur detyrimet doganore dhe me pas tregetohen duke shmangur dhe detyrimet e tjera, magazinohen ne magazinat postare dhe me pas shperndahen me ane te sherbimeve private postare jo vetem ne Repubuliken e Shqiperise por edhe ne Kosoive dhe ne Maqedoni, pra ne kete rast ekziston dyshimi i arsyeshem qe keto pika magazinimi dhe shpendarjeje te mallrave te jene pika qendrore te shpendarjes se mallrave kontrabande, te falsifikuar per te gjithe Rajonin dhe duke i shkaktuar shtetit deme financiare prej miliarda lekesh
Nga ana e Prokurorise, nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, jane kryer veprime te plota hetimore duke perfshire dhe metodat speciale te hetimit duke finalizuar mengjesin e dates 23.11.2021operacionin e koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

A. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, M. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, B. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, E.Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, K.S., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme. nga Oficeret e Seksionit te Krimit Erkonomik ne DVP Tirane me mbeshtetjen e grupeve te Drejtorise se Pergj, te Tatimeve dhe Drejt se Pergj. te Doganave si dhe u be sekuestrimi mallrave te papajisur me dokumentacionin perkates, te paketuar dhe gati per tu shperndare ne nje rrjet kapilar ne Shqiperi dhe ne Rajon si dhe 5 magazinave postare me vlere qindra milione leke.
Gjate ketyre veprimeve jane sekeustruar mallrat dhe magazinat postare dhe grupet e punes po vazhdojne veprimet per te inventarizuar dhe perllogaritur vleren e mallrave te sekuestruara e cila rezulton te jete e konsiderueshme:
P Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;

-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)

-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.
Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar gjithe skemen e importimit dhe tregetimit te mallrave te cilat i shmangen detyrimeve tatimore duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultoje i implikuar”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *