• |
ide | kryesore

‘Sqiud Game’ bie nga froni, një tjetër serial më i ndjekur në botë

-Instant, Paparazzi, Slider



Dramat koreane janë në qendër të vëmendjes për momentin. Squid Game dominoi në Netflix për muaj të tërë, dhe tani një sfidues i ri është shfaqur.

Hellbound, është seriali i ri i Netflix që po bëhet shumë shpejt një sensacion dhe madje ka rrëzuar nga froni Squid Game. Hellbound sheh një version alternativ të Tokës të pushtuar nga përbindësh të përgatitur dhe që presin t’i tërheqin njerëzit në Ferr – gjë që çon në krijimin e një kulti fetar, Shoqërisë të së Vërtetës së Re. Seriali përqendrohet rreth veprimeve grafikisht të dhunshme të një ekipi demonësh, të cilët ndjekin mëkatarët që janë vizituar më parë nga një qenie qiellore e cila e ka informuar viktimën për datën dhe orën e vdekjes së tyre. Hellbound mund të jetë gjëja më e mirë që kemi parë në Netflix gjatë gjithë vitit”, është konsensusi i përgjithshëm, ndërsa ka mahnitur madje edhe krijuesit e Metal Gear Solid, Hideo Kojima.

 

Rreth 142 milionë familje në 94 vende e ndoqën serialin. Ai ka gjeneruar rreth 900 milionë dollarë fitim për Netflix dhe është paralajmëruar një sezon i dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *