• |
ide | kryesore

Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

-Instant, 1, Ide
andi bushati Ramës



Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcës së tij politike po përçon mesazhin më të keq të mundshëm edhe tek ajo pjesë e shoqërisë që nuk ndihet pranë PD-së.

Duke mos njohur firmëtarët për mbledhjen e një kuvendi nga poshtë lart, duke mos dëgjuar klithmat e foltores, duke shpërfillur anketat e opinioneve që e dëshmojnë si një minorancë të dukshme, duke ndryshuar natën bravat e zyrave që kontrollohen nga kundërshtarët, ai po sillet si një sundues që kërkon ti imponhet përdhunshëm shumicës.

E vetmja e drejtë legjitime e kreut zyrtar të PD-së ishte ajo për mos fshehjen e delegatëve pas ilegalitetit, por tani, kur ata po dalin njëri pas tjetrit me emër dhe mbiemër, duket sikur loja ka marrë fund.
Lulzim Basha është pakicë në PD dhe këtë nuk e pranojnë vetëm ata që janë në konflikt interesi me të.

Mjafton të shohësh gjuhën dhe argumentat që pëdorin vartësit apo propagandistët e Bashës: ato janë tipike për një minorancë. Ata rëndom nuk flasin për mungesë shumice, por për moszbatim rregullash që e konstituojnë atë. Ata stigmatizojnë llumin e qeverisjeve të së shkuarës. Ata fshikullojnë anti-amerikanët që duan të shkëpusin të djathtët nga vlerat e euro atlantizmit. Ata tallen me njerëzit që votojnë pa tru, por me emocione. Ata tregojnë me gisht të gjithë militantët që duan të bëhen bunker për të mbrojtur krimet e Saliut dhe bëmat e fëmijëve të tij.

Pra, po ta vëzhgosh me kujdes, të gjithë idhtarët e PD-së zyrtare duan ta zhvendosin debatin nga realiteti i numrave, në gjoja mbretërinë e vlerave. Dhe ne emër të këtij kapërcimi ata duan ti japin legjitimitet një “pakice të ndritur”, e cila paskësh të drejtën ti imponohet mazhorancës.
Kjo “pakicë e ndritur” dashkërka të këpusë kërthizën nga mëkatet berishiste, ajo qenkësh vetëpastruar nga llumi dhe çertifikta e saj më e madhe e virgjërisë, u vuloskërka nga mbështetja që i japin diplomatët e rrugës së Elbasanit.

Pikërisht këtu konsiston dëmi më i madh që qasja e Bashës po i bën kësaj shoqërie.

Sepse edhe Edi Rama ka ndjekur të njëtën rrugë. Pa qenë kurrë shumicë reale në këtë vend, ai i’a ka arritur ta sundojë atë si flamurtari i një “pakice të ndritur”, ku vlerat kanë më shumë rëndësi se numrat.

Në emër të saj ai kapi drejtësinë, duke propoganduar pastrimin dhe rilindjen e saj. Në emër të saj, ai pengoi në dy palë zgjedhje me radhë koalicionet, një herë me marëveshje dhe një herë me kushtetutë, duke argumentuar se morali e donte që ai ta mbante tepsinë i vetëm.

Me justifikimin e këtij “legjitimiteti moral”, Edi Rama kontrollon 55% të parlamentit, duke pasur vetëm 48% të votave. Pikërisht krijimi i kësaj aureole e ka justifikuar çdo mjet të përdorur (ndryshimi i ligjit themeltar të shtetit, përdorimi i SPAK-ut, blerja e votës me para publike, kapja e mediave dhe aleanca me bandat), në emër të qëllimit të lartë të triumfit të së mirës.

Por, deri më tani, ndonëse me eksplorimin e rrugëve që di ti çajë vetëm ai, Edi Rama ka arritur të imponohet, shoqëria shqiptare ia kishte dalë të ruante një farë ekuilibri. Sepse një front shumë më i madh se ai i opozitës zyrtare ka treguar se është gjithmonë i gatshëm të kundërshtojë sundimin e “pakicës së ndritur” mbi shumicën numerike.

Por, me qasjen aspak burrërrore që Basha ka zgjedhur për të vazhduar betejën në PD, ky front riskon të thërmohet. Nëse fraksioni bravave arrin ta mbajë drejtimin e PD-së edhe pas dhjetorit, kumti që do të na përcillej të gjithëve do të qe dekurajues. Prej tij do të kuptonim se jetojmë në një “demokraci” ku mazhoranca nuk ka më vlerë dhe asaj i takon vetëm të nënshtohet.
Për sa kohë që ky qe mesazhi që tentonte të përcillte pushteti, ndaj kësaj sfide ia vlente të rrezistohej, por kur ajo rrezikon të bëhet edhe kredoja e partisë kryesore të opozitës, shoqëria shkon drejt asfiksisë.

Ky pra është kërcënimi më i madh i vijësjelljes që ka vendosur të ndjekë Lulzim Basha: ai se, në këtë vend, mund të sundosh edhe duke qenë pakicë. Prandaj një fitore e tij e mundshme nuk i bën dëm vetëm PD-së, por mbarë shoqërisë. Sepse më shumë sesa gjithçka kjo është ajo që i duhet sot regjimit të Edi Ramës.
Më kot, Lulzim Bashën e akuzojnë se ka bërë pakte humbëse me kryeministrin, se ka flirtuar fshehtas me oligarkët e tij, se tani organizon nga halli skena femijënore lufte në parlament. Të gjitha këto do të shumëzoheshin me zero, nëse në fund të procesit të PD-së, triumfon kredoja e tij, se në këtë vend vota nuk ka më vlerë. Asgjë më shumë se kjo nuk do ti leverdiste pushtetit. Asgjë më tepër nuk do e zhyste çdo lloj rrezistence në një letarigji të pa llogaritshme.

©Lapsi.al



40 Comments

    1. Argumenti kryesor, por qe percillet ne menyre perfide ne opinionin publik, qe ka Basha dhe mbeshtetesit e tij, eshte percarja e PD-se.
      Them ne menyre perfide, sepse percarja nenkupton dy grupe ne PD, relativisht me peshe te barabarte; qe do te thote qe, mire, Berisha ka mbeshtetje te anetaresise, por edhe Basha nga ana tjeter ka mbeshtetesit e tij, megjithese jo te zhurmshem si te rivalit.
      Ne te gjithe analizat qe bejne mbeshtetesit mediatike te Bashes, kete e marrin si fakt te mireqene, dinakerisht, megjithese ne argument te pare flasin per arsyet qe i permend permbledhtas zoti Bushati ne kete shkrim.
      Argumenti fallc i percarjes, tentohet te ngulitet ne opinionin publik, me shpresen qe nje ngulitje e tille te sherbeje si mjet per te intimiduar kundershtarin, e qe ketej per te arritur tek ndonje kompromis i mundshem.
      Pre e kesaj, kam vene re, qe kane rene edhe disa naive, mbeshtetes te Berishes, qe flasin per ulje ne bisedime e marrje vesh me njeri-tjetrin. Gabim i madh. Merresh vesh me nje kundershtar me peshe, por jo me nje te tille qe e ka humbur te gjithe peshen e vet politike. Nuk besoj, por nese Berisha do te mund te bente dicka te tille, qofte edhe per nje renie dakord per nje kuvend te perbashket, kjo do t’i jepte realisht peshe politike Bashes, do ta faktorizonte ne njefare menyre ate, cka do te ishte fatale per gjithe levizjen e sukseshme te deritanishme te “Foltores”.
      Ao qe me intrigon ne gjithe kete perplasje, eshte fakti qe Basha e ka ditur qe ne fillim fare, qe atehere ku e ka vendosur ne mendjen e tij ndarjen nga Berisha, qe natyrisht nuk eshte 9 shtatori, por shume muaj me pare ( per mua), se do ta humbiste bazen e PD-s, dmth vete partine. Atehere, cili ka qene dhe cili eshte qellimi i tij?!
      Mbeshtetesit e tij mediatike, nder me te zeshmit, dhe me te shumtit natyrisht, e dine gjithashtu qe Basha e ka humbur PD-ne. Por, pse e mbeshtesin me zell kaq te madh, te vetedijshem qe nuk ka as nje shprese per te?!

      1. Për të bërë një analizë llogjike e më afër të së vërtetës, për çdo temë apo ngjarje sociale, politike apo juridike, është e domosdoshme që problemi të nisë me shkaqet pët të dalë tek pasojat.
        Për të vlerësuar se sa e drejtë është analiza politike e z Bushati kur ai trajton përplasjen Berisha-Basha e flet për pakica “të drejta” e shumica “të dyshimta”, duhet që të mos harojmë shkakun e anësisë së tij për këtë temë.
        Ai si një majtist i edukuar që në fëmini me urrejtjen për “imperializmin amerikan”, ndonëse publikisht a ka shfaqur kundërshtinë e tij për Berishën si “diktator”, mjafton që ai i del kundër politikës zyrtare të SHBA, e për te ai kthehet si “hero” që e duan të gjithë.
        Në historinë moderne, pa shkuar larg në antikitet e mesjetë, diktaturat më kriminale lindën në ato shtete ku u mbështet më së shumti kulti i individit, që nga Musolini e Hitleri deri tek Stalini e diktatori ynë Enver.
        Kuptimi i demokracisë është e kundërta e kultit të individit.
        Demojracia është një vendim i shumicës që duhet domodoshmërisht të shkojë edhe në vendimet kolegjiale edhe në lidershipin partiak apo shtetëror.
        Nëse ky zinxhir ndërpritet në elitën e lartë politike e fetishizohet lideri, premisat janë për të kaluar në shtet diktatorial e për këto 8 vitet e fundit, shembullin më tipik të kësaj dukurie e ka dhënë kulti i Ramës. Ai nuk ka lënë më asnjë institucion shtetëror pa kapur, pasi arriti të “udhëheqë” edhe demostratat kundër tij të studentëve në sajë të qorrave majtistë, që kulmoi edhe me pseudo opozizën parlamentare.
        Kjo është pasoja po cili është shkaku ?
        Studentët ndonëse një pjesë e tyre e njësuan veten me studentët e dhjetorit të 90-s, ishin të pa organizuar e me mendësi të kundërta. Të mos harojmë se ky brez studentësh ka vazhduar të helmohet me tekstet me frymë propogandistike majtiste të shkollave shqiptare
        Lidhur me temën shumë të diskutuar të dorzimit të mandateve të opozitës.
        Përse dështoi kjp lëvizje e opozitës, e cilat ishin shkaqet.
        Për mendimin tim ishin këto shkaqe.
        E para , vendimi ishte i nxituar nga opozita pasi ishte parë prej saj se përballë nuk kishin të bënin me një lider kundërshtar normal, por me një njeri që nuk deshte tja dinte fare as për opinionin shqiptar e as për ate ndërkombëtar.
        Së dyti vetë opozita nën udhëheqje të PD, si “aleate” të saj më të madh pati LSI, një parti e majtë e dalë nga PS, që kishte bërë disa herë kalimin e ylberit ideollogjik.
        Së treti, vetë partia demokratike, ndonëse jo e publikuar, në sajë të propogandave të disa të larguarve që e shihnin me xhelozi karrierën e z.Basha e që mesa duket nën rogoz gjenin edhe mbështetjen e Berishës, bënë që një pjesë jo e vogël e elektoratit të saj të çorientohej e të abstenonte në zgjedhje.
        Së katërti, ndonëse Basha duke e provuar në veten e tij trysninë e Berishës si lider krijues i PD, i pati deklaruar haptazi luftë jetëgjatësisë së udhëheqjes, për ta kufizuar kohën e mandatit të kryeministrit e për një sistem zgjedhor me lista të hapura.
        Duke dashur të mos zgjetem më shumë në raportin shkaqe pasoja, po e mbyll me aktin e Bashës në vendimin e tij për ta larguar Berishën .
        Mendoj se veç faktit që Basha u vu nën presionin e qeverisë amerikane për këtë vendim, ndikoi edhe periudha tepër e besdisëshme e të qenit kryetar i PD, nën trysninëe plotë të ish shefit të tij, mdomëse ai publikisht kishte deklaruar se nuk do të angazhohej fare me udhëheqjen partiake.
        Berisha e cilësoi Bashën si “i pabesë”, por nëse do ti referohemi deklaratave të Berishës pas shpalljes “non grata” nga SHBA, është ai që u tregua “i pa besë” me Bashën.
        A nuk pati deklaruar Berisha se luftën kundër vendimit të qeverisë amerikane e akuzave të ngritura për te do ta ndiqte vetë si person , duke i kërkuar PDj që të mos angazhohej në mbrojtjen e tij ?
        E kam vlerësuar dhe vazhdoj ta vlerësoj Berishën si një lider me merita të mëdha në vendosjen e sistemit demikratik pluralist në Shqipëri, por kjo nuk më pengon që të shfaq kundërshtim ndaj akuzave të çuditëshme që ka bërë kohët e fundit kundër të përzgjedhurit e të mbështeturit e tij si lider i PD, Basha, që ai në mënyrë qesharake e quan “peng Basha” , duke aluduar si peng i Ramës e në fakt ka qenë deri më tani peng i Berishës.
        Si është e mundur që ai të bëjë si armë të vetat për “Kundërshtarin e tij të befasishëm politik” , pikërisht ato akuza që ja kanë bërë Bashës mediat komuniste apo edhe soroiste se “ka marë para nga rusët” që të takohet me liderin e SHBA ?
        Akoma më qesharake ishte akuza lidhur me milionat e eurove të Toiota Jaris, se Basha i paska ndarë ato para me Taulant Ballën.
        Pa ja kërkuar ndonjë “ndërkombëtar”, të gjithë e dijmë se Rama bëri një marëveshje me Berishën duke ndryshuar edhe Kushtetutën , për të shtuar kompetencat e kryeministrit në raport me parlamentin e presidentin.
        E mbani mend besoj të gjithë se si kërceu Meta mbi tavolinat e Kuvendit për ta kundërshtuar ate marveshje e sot hiqet si mik i Berishës duke sulmuar Bashën për marëveshjen e kërkuar nga ndërkombëtarët për zgjedhjet e 2017-ës.

        1. Si fillim, nje opinion modest i imi ndaj qendrimit te Andi Bushatit ndaj kesaj ngjarjeje politike.
          Nuk eshte anesi nga ana e tij, ashtu sic nuk eshte e tille edhe nga ana e Fatos Lubonjes, qe ka te njejtin qendrim. Te dy keta zoterinj jane te majte te shpallur, qe ne krye te heres; te dy kane qene dhe jane nder kritiket me te ashper te Sali Berishes dhe konsekuente ne kete pike; te dy keta jane te vetmit nga opinionistet e majte, qe nuk i ngaterrojne bindjet e tyre me qendrimet konkrete ndaj zhvillimeve politike ne Shqiperi; te dy keta jane gazetare me integritet profesional; nder te rrallet ne boten gazetareske shqiptare ne kete aspekt; as te shitur , as te blere. Kesisoji , qendrimi i tanishem i tyre, nuk ka te beje aspak me ndonje anesi ndaj Berishes, qe eshte qesharake edhe ta mendosh, por thjeshte me ate qe ata e konsiderojne te rendesishme ne profesionin e tyre dhe qe eshte: te thuash te verteten, pavaresisht se kujt i qendron me prane ajo ne kete apo ate rast.
          Une qe i them keto jam i djathte, dhe nuk ndaj shume gjera ne nivel bindjesh, ne nivel botkuptimor me te dy keta zoterinj; madje ne shume aspekte te botekuptimit, kam qendrim diametralisht te kundert. Por, kjo nuk me pengon te shoh integritetin aty ku ai eshte.
          Sa i perket aktit te Bashes, qe u be shkak per ngjarjen madhore politike te ketyre muajve, une nuk gjej nje arsye te mirefillte politike; madje per mua eshte Apolitike perjashtimi i Berishes nga ana e tij. Eshte me te vertete nje veprim apolitik, ashtu sic jane te gjitha veprimet e tij dhe te mbeshtetesve te tij, keto kohet te fundit. Baza e PD-se, jo vetem qe nuk e mbeshtet me por, ka edhe nje urrejtje te jashtezakonshme per te dhe perkrahesit e tij; nje urrejtje qe sa vjen e rritet. Eshte nje gje qe verehet me sy te lire; kushdo qe do ta shohe e sheh.

          1. Është një fakt i dhimbshëm që në Shqipëri, 30 vite pas përmmbysjes së diktaturës komuniste të modelit më të egër stalinist, veç faktit që akoma ka nostalgjikë të Enverit, në mediat shqiptare dominojnë akoma analistët me bindje të majta.
            Edhe ato pak analistë të aftë me bindje të djathta e me nivel të lartë intelektual, kanë qenë tepër të çensuruar nga mediat shqiptare.
            Duke jetuar që prej 30 vitesh në një shtet europerëndimor me demokraci të konsoliduar, do të ishte naive që të mohoja e zhvlerësoja mendimin ndryshe të së majtës, pasi pa ndarjen ideollogjike midis së djathtës e të majtës, as mund të bëhej fjalë për pluralizmin demokratik.
            Ndërkaq , nuk duhet të harojmë kurrë se edhe mbrenda të djathtës e të majtës europiane, ka pasur e vazhdon të ketë edhe ryma ekstremiste. liberale e konservatore.
            Duke u nisur nga fakti se Shqipëria ruajti e mbajti si vendi i fundit modelin diktatorial stalinist, e kaloi e fundit nga vendet komuniste lindore në sistemin demokratik perëndimor, llogjika ta thotë se në Shqipëri duhej të kishim si pasojë e së kundërtës, një parti ekstremiste të djathtë.
            Përse nuk ndodhi kjo ?
            Kjo nuk ndodhi e para e punës se në Shqipëri nuk doli jashtë ligjit partia komuniste, alias Partia e punës, si përgjegjëse dirrekte e krimeve të regjimit enverist.
            Së dyti, këtë parti që veç ndroi emrin në socialiste , për fatin tonë të keq, e majta socialiste europerëndimore e quajti “aleaten” e saj ideollogjike.
            Janë krejtë tjetër programet sociale të së majtës europerëndimore, me bëmat kriminale të partisë së punës e kjo nuk mund të ndryshonte me ndrimin e emrit apo zëvëndësimin e prindërve me bijtë e tyre.
            Socialistja italiane me mendësi komuniste, Mogherini, që drejtonte politikën e jashtëme të Brukselit, haptazi mbështeste partinë socialiste shqiptare, e fliste për “suksese të mëdha” të qeverisë Rama, pikërisht në kohën e skandaleve flagrante korruptive e deri kriminale të kësaj qeverie të faktuara me shifra e fakte nga institucionet investigative ndërkombëtare.
            Ndonëse në parlamentin europian e në Bundestagun gjerman si vendi më i madh i Europës, dominonin të djathtët, si pasojë e forcimit të së djathtës ekstremiste në Francë, Itali e deri në Gjermani, frika e rikthimit të mendësisë naziste, bëri që qytetarët të votojnë edhe të majtën.
            CDU gjermane, ndonëse ka dominuar politikën e këtij vendi, u detyrua që në qeverisje të bëjë aleancë me social demokratët, pra një parti e majtë.
            Politikën e jashtëme të qeverisë Merkel e kanë drejtuar ministra të jashtëm të majtë që quanin si aleatë të tyren partinë socialiste shqiptare.
            Nuk duhet të harojmë se në përplasjen për zgjedhjet e 2017-ës në Shqipëri, ministri i jashtëm gjerman bëri një deklaratë që nuk do të guxonte ta bënte kurrë në vëndin e tij.
            Ai kërcënoi Partinë demokratike se nëse ajo do të vazhdonte të kërkonte me këmbëngulje dorheqjen e Ramës, “qeveria gjermane” do të pranonte që Shqipëria të drejtohej vetëm nga një parti, PS , e të kthehej përsëri në monizëm.

  1. KUR TE NGORDHE YMER GELBAZA KELLIRA -EDI RAMA FILLON TE PERDOR LETRA HIGJENIKE thotë:

    KUR TE NGORDHI YMER GELBAZA KELLIRA NE GURIN E VARRIT TE TIJ DO TE SHENOHET KESHTU: ZAGARI YMER GELBAZA KELLIRA GJITHE JETEN JETOJ DUKE JA LEPIR BYTHEN SALI BERISHES PASTAJ EDI RAMES DHE LAL ERIT-YMER GELBAZA KELLIRA GJITHE ASHTU NGORDHI DUKE JA VJEDHUR FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE DUKE MASTURBUAR NE ZYRE TE EDI RAMES DHE DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT NGA FRUSTRIMI SEXUAL-ZAGARI YMER GELBAZA KELLIRA LA MBAS VETE EDHE 2 ZAGARET E TIJ TE CILET I PERDOR LAL ERI PER BYTHLEPERJE

  2. Edi rama tfut karin ne goj o and koqja. Ai fiton ti vazhdon si fitoi pse fitoi jo po shumica jo po pakica. Karafil. He pra munde po pate byth leji sofizmat dylekshe rrotkari

    Nejse ky vend ka marr fund e kush ka mend iken naten. Ikin se mir i gjati spo na le te ngrem kok po tani duhet te degjojme edhe mendt e leshterikve si and kllufi

  3. YMER GELBAZA KELLIRA DHE FRROK CUPI TE SHPALLEN NON NGRATA NE KOSOVE thotë:

    EDI RAMA I VJEDHE LEKET E QYTETAREVE SHQIPETARE PER TI PAGUAR YMER GELBAZA KELLIREN,FRROK CUPIN ME FLOKE TE GJATA DHE BATON HAXHIUN PER TE SULMUAR DHE OFENDUAR ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN

  4. KOL SALLAKU SKYPE DO TE POSTOJ SONTE LIVE NE SKYPE DUKE MASTURBUAR ME YMER GELBAZA KELLIREN NE -REAL STORY thotë:

    YMER IK FUTU NE SKYPE LIVE DHE MASTURBONI SE BASHKU ME KOL SALLAKU SKYPE LIVE

  5. Amon or zotninj anolista ,amon boni propagand qy t rikthehet rinia nen udhheqjen e zotni doktorit n krye t pedese ,qy t eci perpara shqipnia ene pedeja .Amon ,ndriqoheni ket popull se nuk durohet mo ky I gjati gjer m 2033.dhiz iz a miraculous ov liri -demokracia.Per fitore duhet bashkim
    i doktor saliu me zotni lulin.fitore ,Rama ik.

  6. Une besoj qe Sala e ka shumicen e votave per te thirr kuvendin. Mirepo keto vota duhet te kontrollohen nga organet e partise dhe ketu Luli ka te drejte.
    Fakti qe Luli thirri nje kuvend nje jave me pas atij te thirrur nga Sala, duhet pare si tentative per zgjidhje krize.

    Gjithsesi Sala nuk pranon e as Luli nuk po kerkon per gjetjen e gjuhes se perbashket.

    Kjo tregon sesa kalamoj nga mendja jane te dy palet dhe qe as nuk i rruhet fare per PD e per demokracine.
    PD me mire te shkrihet fare.

  7. Si është e mundur të mos kesh apati për lëvizjen politiko-anarkiste të Berishës?. Po shohim një spektakël grotesk të një pjese të rigropuar të elitës politike të PD të degjeneruar e të dështuar ti bëjnë elozhe Berishës e megjithse janë zëra gjithnjë e më të margjinalizuar, të përfshihet në një mision të pamundur për të rehabilituar Berishën, e veten, duke projektuar përfitimet e të arshmes!. Në një kohë të shkurtër gjërat po keqësohen në PD, e në një mejdis aspak të qytetëruar dhe të mendësisë së imponimit të një lëvizje anarko-politike-patriarkale të ineciuar nga Berisha të ngjashëm me “Revolucionin Kulturor Proletar i Madh Kinez” ku qëllimi i Berishës është të ri-imponojë “berishizmin” pas një periudhe tërheqje vigjeluese nga drejtimi i partisë mbas humbjes zgjedhore të 2013. “Berishizmi” po tenton të shpërbëj PD, nisur nga shprehja “mbas meje u bëftë qameti”. Ky zhvillim në “Foltoret” është në përputhje me ata që ende besojnë se “Berishizmi” me gjithë paqartësinë e qorsokakun e tij është ende i dobishëm për ta dhe për pseomodelin e demokracisë shqiptare që detyrimisht për ta është i lidhur me interesin e tyre personal. Banalitet. Niveli i konfliktit në PD është i ndërlidhur me nivelin e demokracisë së saj të brëndëshme. Në situatën e tensionuar, po shfaqet dukshëm kriza e dobësia e qytetarisë së PD në “luftë” me sistemin imponues të “Berishizmit”.
    “Çdo gjë reale është e arsyeshme, çdo gjë e arsyeshme është reale”, shprehet Hegeli. E “Berishizmi” nuk ështe as real e as i arsyeshem” Refuzoheni!

    1. O ti idiot gjysëm i arsimuar që të duket vetja i aftë se mund të analizosh lëvizjen për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

      Mënyra jote e të shkruarit duke përdorur fjalë me kuptim stilistik, por pa një harmoni dhe llogjikë bindëse të fjalisë, tregon gjysëmarsimimin dhe indoktrinimin rilindas.

      Vetëm qorrat si ti dhe ata që do të humbin përfitimet pas 6 muajsh shprehen si puna e arriut që thoshte se do të bëjë mjalti sivjet se më hahet mua, apo si gomari që kur po e hante ujku thoshte ishalla jam në ëndër.

      Kush e njeh Sali Berishën e di se po e nisi një punë do ta çojë deri në fund.

      Falenderojmë Sekretarin amerikan Blinken që u bë shkak për ndryshimet që do të ndodhin këto 6 muaj.

      Vdekje parrazitëve.

      Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e ndershëm.

      1. Po daku. Rrofshin malokt e cecent qe do na bejn si afganistani. Si parku rinia dikur dhe kioskat e lanes qe vinin era malok

    2. Ha mut o titi! Kushdo qe ka pak shqiptarizem duhet te bashkohet me ate ane ku luhet e ardhjmja e vendit.. Nuk ka rendesi se eshte Sala apo ndonje tjeter kjo qenqeverisje tradhetare dhe hajdute duhet te marre fund sa me pare. Fakti qe po e drejton Berisha kete lufte kunder hajdutit dhe kelyshit te tije llullit, tregon se dikush kete beteje dyhet ta udheheqe, burra te tjere Shqiperia nuk ka nxjerre tani per tani keshtu qe merita dhe falenderimi i shkojne Bershes do apo nuk do ti dhe te gjthe gjakprishurit si ti qe qe mundohen me fjale pa llogjike te na shiten per intelektin e tyre medioker ose te paguar nga vatha e hajduteve tradhetare. Tung o trung!

  8. Fatkkeqesisht Andi nuk qenka pene brilante por DIABOLiKE. Djalllzisht duke luajtur me turma militantesh ai deshiron qe ne kete vend te triumfoje AUTORTARIZMI. Deri pak me pare mendoja se ai po luftonte autoritarizmin e Rames por cfare vlere publike do sjelle rikthimi i Berishizmin . Andi nuk e benka betejen mediatike per demokraci por per KLANIZEM , zevendesimin e Klanit Rama apo Hoxha me ate Berisha apo Kapo.

  9. YMER GELBAZA KELLIRA PO I SHQETESON KOMSHINJET-ZENI I BABIT ME ARMINA MEVLANIN NE SHTRAT,KURSE YMERI ME KAR NE DORE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA SI NJE MANIAK SEXUAL I MBAN FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE CELULAR,TE GJITHE KOMSHINJET E TIJ PO ANKOHEN SE YMERI KUR PO MASTUBON NE SHTEPI TE TIJ PO DEGJOHEN CA BRITMA :ZENI I BABIT E KA ARMINA MEVLANN NE SHTRAT UNE NGELA DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E SAJA,Q’ME DUHET JETA KESHTU TE GJITHE PO TALLIN TRAPIN ME MUA-

  10. Sufllaqexhinjte e ER dhe petullaxhinjte e LB ne sulm kunder Bushatit dhe ekzistences se nje opozite te vertete.

    Jam me Bushatin, artikulli i ve pikat mbi faktin qe do te jete shume problematike, nese Basha bashke me ekipin idiot qe ka, vazhdon me kokefortesi me ose pa dashje, lojen e Edi Rames qe Sali Berisha eshte e keqja e ketij vendi.

    Logjika e thjeshte te con aty ku thote autori i shkrimit, me kete sjellje keta te PD-se zyrtare po sjellin zhberjen e opozites dhe shndrrimin e saj ne nje sfilate mode te fustaneve dhe kostumeve te Grides e kompani me fjalime patetike per vuajtjet e shqiptareve. Politikane pa vizion, vetem per interesa te ngushta personal mbajne me pahir karriken.

  11. Keta sufllaqexhinjte ,dhe qoftexhinjte e Mero kakes jane bere si Pilo Peristeri,opo sikur kane mbaruar isitutin Marksist Leninist te tere ore,vetem neper portale rrine keta dreqer qe hane vetem mut,keta jane nga ata qe hane fara rruges koqet e dembelave qe presin ti ushqejne grate.Ne komente thone rrofte Amerika ,kurse kur jane me rrethin e tyre thone rrofte Stalini,Titua, Enveri ,Maua dhe Ten Siao Pini,ja keta jane karomentuesit mavi.

    1. istitutin? Hahaaaa esht ulur injoranca kembekryq ne kte vend provincial ??. Institut mer rrot kari, iNstitut me N mer kokrra malokut qe do 7 breza te marresh vizen per qytet

      1. Eshte e qellimshme, qe t’ju provokoje juve te kuqte te nxirrni vrerin tuaj te pavlere… perqendrohu tek thelbi jo tek forma!!

  12. për ta bërë më të plotë paradigmën e jetës së tij, po krijon dhe dy Kuvende të PD, që do t’i japë fund në të vërtetë mbijetesës së PD në skenën politike për disa vite. Këtë po e bën me gjakftohtësi, si një plak i keq që ka vendosur ta mbyllë jetën me inçest brenda familjes së tij politike, duke përdhunuar fëmijën e vet, që dhe ashtu e ka traumatizuar gjithë jetën. Politika imiton karkaterin e njeriut që e ushtron atë dhe Sali Berisha nuk mund të mos përfundonte këtu.

  13. Basha tashme eshte karte e djegur, pavarsisht se si do ecin gjerat. Kuptohet ai do qendroj ne post vetem me ndihmen e sorrosianeve, sic ata ndihmuan te mbajne ne pushtet Ramen.

    P.S. Ka dicka qe nuk shkon me analizen e autorit te artikullit – Perse ai eshte i dyzuar ne mundesine pothuajse te sigurte te nje marrdhenie te fshehte Rama-Basha?! Te dy pijne uje nga i njejti burim, te dy sorrosiane, te dy jane i njejti kallup, vecse ky i PD i ben floket me xhel… Kerkoni kerkoni se do gjeni xhevahire qe s’i keni degjuar ndonjehere! Ca gjera i tha Berisha me “Toyoten Yaris”, po a i tha valle te gjitha?!

    P.P.S. Perseri per autorin – nese nuk guxon te rremosh apo nuk beson ne “teorite e konspiracionit”, te pakten mos i hidh poshte ato dhe njerzit qe flasin per to, jo per ndonje gje por ul besueshmerine tende si analist neutral. Po sikur ato te dalin te verteta, po sikur?! …. Une nuk i gjykoj njerzit nga biografia, por per ate se cfar sjellin ne tavoline.

  14. O ti i paemer i ores 21 48 meqenese e ktheve personale ,per mua ska rendesi se jam malok ose fushok me rendesishme eshte qe jam Shqiptar,ti si gjuhetar qe je frenoj pak ofezat he o kari dajos se nuk ta ka borxh kush.Ku te dogji qe komentove plot ofeza apo te ka marre flake bytha ne qofte se je ndezur dil andej nga liqeni dhe futi ndonje hu sumes mir o kurvi ,ok bushter e kuqe.

  15. Kjo lloj analize con uje te mulliri sali malokut ore andi lamashi. Saliun bashke me cecenet e vet i mundme njeher ne 97

  16. YMER GELBAZA KELLIRA KA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES ,KUR EDI RAMA E AKUZOJ BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMEN PER INCEST-GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS-JAVEN TJETER YMERI ME NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT SE ESHTE DUKE TE PRITUR PA RROBA FARE

  17. Nuk jam pjese e PD, por nuk jam dakort me Andy Bushatin kur thote se Basha po percon mesazhin me te keq te mundeshem atyre jashte PD, por…Mesazhin me te keq te mundeshem brenda PD e jashte PD po e percon Sali Ram Berisha, or ti z. Bushati!
    Dhe ja pse : Sikur ato Foltoret te kerkonin largimin e Bashes ne funksion te nje kryetari te ri, do kishte kuptim.
    Por, te mblidhen ato Foltore e tu thuhet se Sali Ram Berisha me damken ‘non grata’ amerikane ne balle do jete Kryeministri i Shqiperise, kjo eshte me se pakti tallje me ato demokrate te tallur prej Saliut 30 vjet, dhe me se shumti tallje per kedo qe eshte jashte PD duke perfshire mua nje qytetar pa parti edhe ty Andi Bushati qe duhet ti kesh aq mend ne koke te kuptosh qe Sali Ram Berisha me ate ‘non grata’ nga DASH ne balle ka dale jo vetem nga PD, por eshte perfundimisht jashte Politikes.

  18. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH BATON HAXHIUT DHE DULLA KOTIT

  19. Jam dakort, z. Andi. Shume dakort. Po s’ke numrat, shko ne shtepi! Por po erdhi ne vend te Lulit Berisha atehere punet jane keq. Shume keq. Qe me mire Berisha se Basha kjo, sipas meje, as qe diskutohet. Por po duket sikur nuk paska njeri tjeter pervec Berishes. Kjo na tregon se PD paska marre fund. Ne krye, sipas meje, nuk duhet me as Basha, as Berisha. Sipas meje. Perndryshe kam frike se PD po shkon keq e me keq. Ka jete te gjate ne opozite.

  20. Po Bushat. Po shtove dhe ca « kerkerka, kerkerka », na e mbushe mendjen.

    Dmth nqs Rama i paska 48% te votave, ty te del se shumica qenka e Berishes?

    Sa rende Bushat – epo te perfundosh e te behesh Salist ne ket fare lloj feje, e me kshtu lloj argumentesh, i bi te jesh qamet rende nga trute e kokes – apo i je fut dhe ti barit, e na shkru keshu lloj iluminacionesh

  21. Gjatë këtij takimi, Enver Hoxha e ka përgëzuar personalisht Sali Berishën, për ndihmën që i ka dhënë Lilianës si anëtar i Bordit të revistës “Shkenca dhe Jeta”.

    Mendohet se ka qenë pikërisht ky takim, të cilit Nexhmije Hoxha i referohet për deklaratën e saj të famshme, se pas takimit me Enver Hoxhën, Sali Berisha nuk lau për dy javë rresht dorën, që mos t’i ikte era e Enverit.

  22. maloku i vicidolit po shkon drejt burgut ,cecenet shpresojne se do behet kryeminister! Kur ta ben bene Amerika shkon per lesh kari mer tru peshq Dhe po te behet Salih Ram Berisha kryetar i PeDes USA do shkeputi cdo mardhenie me te dhe do ngelet si peshku pa uje me keq se e ka katandisur Edi Rama

  23. një takim privat në shtëpinë e Enver Hoxhës, por ndryshe nga të tjerët, tek Berisha duket qartë buzëqeshja e stampuar në fytyrë dhe shikimi plot admirim dhe servilizëm ndaj Enverit, me siguri që do të thotë se është montazh.

  24. “Një foto sa 1 mijë fjalë”/ Topi reagon pas fotos së Berishës me Enverin: Këtu nis Katovica e Gorbaçovit

  25. “Unë erdha në Shqipëri për të marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike por atmosfera që gjeta nuk ishte ashtu siç e prisja, tha Doris Pack. Shumë fyrje sharje madje dhe përjashtime. Kështu vendosa të mos ndjek punimet e Kuvendit, për të mos vlerësuar edhe sjelljet e shfaqura ditët e fundit në PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *