• |
ide | kryesore

Hetimi i plusvalencave, përfshihet edhe Napoli: drejtuesit e Lille dërgojnë në prokurori dokumentat e Osimhen

-Instant, Sport



Nuk është vetëm Juventusi në shënjestrën e Prokurorisë në hetimin e lidhur me fitimet fiktive kapitale. Sipas raportimeve nga Il Messaggero, tani e gjithë Seria A po hetohet dhe prokuroria e Napolit së shpejti mund të imitojë atë të Torinos. Nën lenten e hetimit, marrëveshja që lidhet me kalimin e Victor Osimhen nga Lille në Napoli për 50 milionë plus dokumentat e Karnezis dhe tre lojtarë të të rinjve Manzi, Liguori dhe Palmieri, të vlerësuara në një total prej 20 milionë euro, të cilët tashmë janë kthyer në Itali në Serie C dhe Serie D pa bërë asnjë prezencë në Francë.

Që tek marrëveshja kishte dicka që nuk shkonte e kuptuan menjëherë edhe pronarët e rinj të klubit francez, të cilët muajt e fundit kanë depozituar në Prokurorinë e Lille dokumentacionin e cështjes Osimhen: një lëvizje e nevojshme për të shmangur problemet në të ardhmen, pasi sipas siç raporton Equipe, kishte një hendek midis çmimit real (36 milionë) dhe atij të deklaruar (81.3) dhe për menaxhmentin aktual në arkën e klubit francez vetëm 10 milionë kanë hyrë për momentin.

De Laurentiis ka thënë gjithmonë se është jashtëzakonisht i qetë për këtë çështje dhe se pozicioni i Napolit është totalisht i rregullt, por hetimi i plusvalencave po zgjerohet dhe tani, përveç Juventusit, edhe gjysma e Serisë A po dridhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *