• |
ide | kryesore

Kurti në telefon me Escobar: Marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar brenda dy javësh, dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Në bisedën telefonike që bëri këtë të premte, Kurti ka njoftuar për temat që kanë diskutuar, duke filluar nga stabiliteti dhe siguria në rajon deri tek dialogu me Serbinë.

“Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH @StateEUR Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkroi Kurti në Twitter.

Kryeministri Kurti bisedoi me Escobar edhe më 19 nëntor, ku diskutuan për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres në dialog që përqendrohet në një njohje reciproke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *