• |
ide | kryesore

Përkeqësimi i motit/ Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, Bashkia: Shmangni lëvizjet e panevojshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria është pushtuar prej disa ditësh nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë, është pezulluar lundrimi detar në Vlorë për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat. Gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur edhe erëra të forta e për pasojë problematike është situata edhe në furnizimin me energji elektrike në qytezën e Orikumit dhe fshatrat e lumit të Vlorës.

Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të kujdesen për parkimet e automjeteve duke shmangur rrugët që zakonisht përmbyten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *