• |
ide | kryesore

2 persona do të ekzekutonin një tjetër për prishje pazaresh droge, policia ndërhyn dhe sekuestron eksplozivë e municione

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje mafioze, pasi 2 persona do të ekzekutonin një tjetër për prishje pazaresh droge. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Oltion Bistri, ka dhënë detaje, në një deklaratë për mediat, në lidhje me 2 operacione të zhvilluara gjatë 24 orëve, për goditjen e veprimtarisë kriminale. Bistri njofton se ka sekuestruar 2 mina me telekomandë, 88 mijë € të përfituara nga droga, 2 snajper, 1 automatik dhe 1 pistoletë.

Gjatë një operacioni të kryer gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka vënë në pranga 3 persona lidhur me këtë ngjarje, ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *