• |
ide | kryesore

FOTO/ Atletico kualifikohet në Champions, Savic hakmerret ndaj Saelemaekers: e transformon belgun në kloun

-Instant, Sport



Hakmarrja është një pjatë që duhet shërbyer e ftohtë dhe Stevan Savic e di mirë. Mbrojtësi i Atletico Madrid nuk ishte në fushë në ndeshjen vendimtare në Estadio do Dragao, që kualifikoi Colchoneros në fazat me eliminim direkt të Champions League, duke lënë jashtë Porton dhe Milanin, por ai festoi arritjen e ekipit të Simeones duke thumbuar kuqezinjtë dhe në veçanti Alexis Saelemaekers. Në fakt, Savic postoi, në një histori në Instagram, imazhin e kllounit që nxjerr gjuhën jashtë, të njëjtin gjest që belgu i bëri mbrojtësit për ta tallur në minutat e fundit të ndeshjes në Wanda Metropolitano të fituar nga kuqezinjtë 1-0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *