• |
ide | kryesore

Jennifer Lawrence: Të punosh me Leonardo DiCaprio, një ferr

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Lawrence është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes, me rolin e saj në filmin e ardhshëm të Netflix “Don’t Look Up”.

Lawrence zbuloi kohët e fundit pse filmimi i komedisë së zezë të Adam McKay – veçanërisht me kolegët e saj, Leonardo DiCaprio dhe Timothée Chalamet, ishte fiks një “ferr”.

“Ishte dita më e bezdisshme në jetën time,” tha aktorja për Stephen Colbert gjatë një bisede në emisionin e tij të hënën.

Dita në fjalë ishte një skenë që DiCaprio dhe Chalamet po filmonin me Lawrence në një makinë.

“Më çmendën atë ditë,” tha ajo. “Nuk e di se çfarë ishte. Timothée ishte thjesht i emocionuar që ishte jashtë shtëpisë [pas bllokimit pandemik]. Mendoj se ishte skena e tij e parë. Dhe Leo kishte zgjedhur këngën që po luhej në makinë dhe ishte thjesht… Ajo këngë kishte të bënte me… e dini… blah, blah, blah. Më kujtohet që isha në mjerim absolut atë ditë. Ishte ferr.”

Megjithatë, megjithë zhgënjimin me dy kolegët e saj meshkuj, Lawrence pranoi se ishte bukur të xhironte me DiCaprio, Chalamet, si dhe me aktorët e tjerë si Meryl Streep, Jonah Hill, Tyler Perry dhe Chris Evans.

“Don’t Look Up” do të debutojë në disa kinema më 10 dhjetor dhe në Netflix më 24 dhjetor. Satira përqendrohet te dy astronomë të nivelit të ulët (DiCaprio dhe Lawrence), ndërsa ata përpiqen të paralajmërojnë liderët botërorë për një asteroid që po shkon të shkatërrojë Tokën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *