• |
ide | kryesore

Hap pas hapi/ Zbulohet plani si do t’ia marrin zyrën në PD Lulzim Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë një prononcimi në Opinion sot, Sali Berisha foli për ngritjen e një “Komisioni provizor” nga Kuvendi i 11 Dhjetorit që do të marrë drejtimin e partisë Demokratike deri në zgjedhjet e reja. Pas kësaj deklarate, Arben Ristani, mbështetës i Foltores zbuloi skenarin që do të ndiqet deri në largimin e Bashës nga zyra e tij në PD.

“Fillimisht miratohen ndryshimet në statut dhe ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë. Kryetari do të shkarkohet për shkelje të statutit. Do shqyrtohet veprimtaria e tij në kuvend dhe do shkarkohet. Basha shkarkohet bashkë me Kryesinë që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë. Pas kësaj, ngrihet një Komision Provizor që merr drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit të Partisë. Ky komision do marri kompetencat për të drejtuar partinë deri në zgjedhjet e reja. Komisioni do të përdorë asetet e Partisë Demokratike, që do t’ia vërë në dispozicion kuvendi. A do t’i marrë në atë moment apo të nesërmen? Nuk e dimë” u shpreh Ristani. Por sipas mbështetësit të Bashës, Ervin Salianjit kjo ka zero mundësi të ndodhë.

“Pas kësaj ka zero shans që kushdo që sillet si pronar, si gangster, si trim të marrë institucione që kanë dalë nga vota. Ky nuk është më një vend tribal. Njerëzit hynë edhe në Kapitol Hill, edhe këtu mund të hyjnë dhe do dalin prap. Edhe godina e PD është e demokratëve. Hyjnë e dalin njerëz. Nuk ka nen që e shkarkon kryetarin” u shpreh Salianji.

Mbetet për t’u parë nëse në selinë e PD do të ketë rezistencë ndaj Komisionit Provizor që pritet të marrë asetet e PD-së sipas Ristanit.



9 Comments

    1. Cecenet te pallofshin gruan,motren,vajzen,e cfare te mban pragu i shtepise dhe fisit po ashtu !
      Pjelle e ndyre….!

  1. Partia demokratike, do rithemelohet. Po si parti komuniste. Me revulucion. Me puc. Dhe me dhun. Keshtu ju pafsha. Se e meritoni.
    Dhe.. Ta gezoni BABEN. Se ai do ta mposht imperializmin amerikan.
    Rama ik…. Nga 2040

  2. Estrada e karit. Po ju gjithe jeten ngelet me dhembet jashte po harroni qe i keni si shkolle note. Nuk na duan femijet se i lame nje vend hale. Per debila dhe hajdute fshatare ky eshte vend i mire.

  3. Nuk hoqi dore nga prapesirat ky njeri. Pastaj ne ate vend cdo gje eshte jo e vertete dhe fitohet vetem me dhune dhe korrupsion. Po pse Rama si e mbajti partine derisa arriti te sundoje gjithcka nepermjet parase?! Vazhdoni shkojuni nga mbarapa se me mire do behet. Me habisin keta te rinje qe shiten dhe blihen kaq lehte dhe nuk kuptojne qe groposin te ardhmen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *