• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shkon në 94 numri i viktimave nga tornadot në SHBA

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Kërkime të dëshpëruara për të gjetur të mbijetuar janë duke u zhvilluar në pjesë të 6 shteteve amerikane të shkatërruara nga tornadot e fuqishëm që kanë lënë të vdekur të paktën 94 persona.

Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur dhe qytete të tëra u shkatërruan nga rreth 30 tornado që goditën vendin të premten. Presidenti Biden ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Kentaki, shteti më i prekur.

Të paktën 80 njerëz kanë vdekur në këtë shtet, shumica e të cilëve në një fabrikë qirinjsh. Numri i të vdekurve pritet të rritet mbi 100 në këtë shtet.

Zv.guvernatorja e Kentakit, Jacqueline Coleman i tha BBC-së se numri i të vdekurve po vazhdonte të rritet “me çdo orë”.

“Të gjitha këto shifra vazhdojnë të rriten… Ekipet tona të urgjencës janë ende duke vëzhguar dëmet dhe po trokasin në dyer dhe u drejtohen njerëzve që përpiqen të kontaktojnë për të parë se kush është gjallë” – tha ajo. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Vetem Shqiptare mos Vdesin ne Amerike ose mos ju shkaterrohen pronat por te gjithe te tjeret ne pidh te semes te shkojne.Kete vend e ka mallkuar Zori per poshtersite dhe djallezite qe ben

  2. Shoqet dhe shoket vullnetarka shqiptare sidomos analist e politikene duhet urgjentisht te japin kontribut me para dhe force vullnetare.

    Ngjela, Spahiu, Nazarko,Balla, Collaku, Zheji, Duma, Bardhi (Basha ka bo krime mbase s’duhet), Braceziu etj servila e spiuna patronazhist, zarfngrensa me nje flamur apo bluze te Julian Assange veshur, yrysh perpara per te dhene ndihme se vetem per te marr si te babzitur kundrejt Amerikes nuk shkon.

    Mobilizohni si ne kohen shokut Dull e jepni kontributin tuaj, Ndihmojeni kapitalizimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *