• |
ide | kryesore

49-vjeçari rrëmben nënën e tij dhe kërcënon se do e vrasë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 49-vjeçar ka marrë peng nënën e tij dhe ka kërcënuar se do e vrasë.

Raportohet se përleshja e një 49-vjeçari me nënën e tij ka ndodhur në mënyrë të papritur mbrëmjen e së dielës në Menidi, për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie.

Konkretisht, sherri ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit të së hënës në rrugën Karaoli në Menidi, kur pas një sherri të fortë, djali 49-vjeçar, i cili ka probleme psikologjike, ka marrë peng nënën e tij në shtëpinë e tyre duke e kërcënuar se do ta vriste. Fqinjët që kanë dëgjuar zërat dhe kërcënimet e burrit kanë lajmëruar Policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Pas diskutimeve të dy palëve, policia ka arritur të nxjerrë nënën nga shtëpia por në momentin e arrestimit të 49-vjeçari ka arritur të godasë me thikë një punonjës policie që po trajtohet në Spitalin Ushtarak të Greqisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *