• |
ide | kryesore

“Të detyruar të mos festojmë, sepse kemi bërë keq fazën e parë”: Daja i vë limite edhe merkatos

-Instant, Sport



“Vijmë në një moment ku në 6 javët e fundit kemi marrë 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje në Shkodër që mund të bënim më shumë. Është pozitive që reagojmë kështu në derbi. Sot djemtë treguan maksimumin, kemi pasur kontrollin nga fillimi deri në fund, kemi pasur shumë situata para portës dhe e vetmja gjë që nuk shkoi ishte finalizimi para portës”. Me këto fjalë Ilir Daja shpjegon analizën e shpejtë të derbit të fituar me Dinamon, që e bëri Partizanin të kalojë disfatën e javës së kaluar në Loro Borici: “Kur nuk ke stabilitet pikësh, një ekip si Partizani është nën presion gjatë gjithë kohës, është ndërtuar për objektiva të tjera nga vendi ku jemi, kjo bën që oshilacionet të jenë më prezentë, se besoj që po të kishim më shumë pikë nga faza e parë, nuk do të ishim në vështirësi dhe do të kishim më pak luhatje”, tha Daja.

Një fitore pa eufori, që tekniku i Partizanit shpejton ti japë sqarim: “Ne kemi bërë mirë në këto 6 javë por jemi të detyruar të mos festojmë e gëzojmë, sepse kemi bërë keq në fazën e parë. Ato pikë duhet t’i rikuperojmë ndaj festa jonë është të fokusohemi te Kukësi dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë”.

Shumë klube e kanë shpresën te merkato, e aq më tepër një si Partizani që të paktën në sulm ka nevojë për një goleador. E megjithatë Daja i vu limite merkatos ende pa filluar: “Ky intensitet ndeshjesh dhe ky lloj presioni për shkak të pikavarazhit, nuk e kemi shpërndare vëmendjen e jemi përqendruar te grupi që kemi. Sigurisht që do të bëjmë merkato, por jo duke larguar, po duke përforcuar repartet ku kemi më shumë nevoja, edhe një javë na ndan nga mbyllja e pjesës së par të kampionit dhe pastaj do të kemi punë intensive për të parë. Ne punojmë si staf por pa miratimin tim nuk besoj se do të afrohet lojtar, pro shpresojmë të gjejmë lojtarin e duhur”, përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *