• |
ide | kryesore

Video/ Tris i Gnabry e dygolësh i Lewandowskit: Bayern ‘masakron’ Stuttgart e fluturon +9 në Bundesliga

-Instant, Sport, Video



Bayern Mynih nuk bën tolerancë as në ndeshjen e 16 të Bundesligës dhe kështu merr fitoren e katërt radhazi në kampionat: Stuttgart, i katërti nga fundi, është mposhtur 5-0 në shtëpi. Gnabry zhbllokoi situatën në minutën e 40 me një goditje precize me të djathtën; gjermani përsëritet në të 53′. Lewandowski nënshkroi trisin dhe pokerin në minutat e 69′ dhe 72′, përpara se Gnabry (trigolësh) të kompletonte arritjen në minutën e 74. Në pritje të ndeshjes së nesërme të Dortmundit, bavarezët fluturojnë +9 nga vendi i dytë.

Bayern Mynih nuk ndalet më në Bundesligë: likuidon Stuttgartin dhe koleksionon suksesin e katërt radhazi në kampionat, duke fluturuar (për momentin) në +9 nga Borussia Dortmund në vendin e dytë. Në minutën e 19′ Gnabry doli përballë portierit Muller, e kaloi me një parabolë por më pas u mbyll në momentin e goditjes në portë dhe nuk gjeti dot kuadratin në tentativën e fundit. Pas këtij rasti për miqtë, edhe vendasit u bënë të rrezikshëm, me Marmoush që u fut në zonë por goditi keq topin. Kështu, kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 40: Leroy Sanè mori topin mes linjave dhe nisi kundërsulmin, duke pasuar në të majtë mbi Gnabry, që mposhti Muller.

Pjesa e dytë hapet ekzaktësisht ashtu siç kishte përfunduar e para: me golin e Gnabry. Numri 7, i servirur në zonë, driblon Kempf dhe e dërgon topin në këndin e pambuluar të portës. Dygolësh për të dhe një ndeshje e mbyllur për bavarezët, por nuk ka mbaruar: Lewandowski bëri Bayern të fluturojë në 0-4 në tre minuta (69 ‘dhe 72’), pak para ‘dorës’ së fundit të nënshkruar nga Gnabry, për trigolëshin e tij personal. Stuttgart kthehet të humbasë (dhe keq) pas gati një muaji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *