• |
ide | kryesore

Lewis Hamilton nderohet me titullin ‘Kalorës’

-Instant, Paparazzi, Slider



Ylli i “Formula 1”, Lewis Hamilton është nderuar ditën e sotme me titullin “Kalorës”, pasi vetëm pak ditë më parë humbi kampionatin në garën e fundit të sezonit.
36 vjeç-ari u nderua nga Princi Charles në një ceremoni në Kështjellën Ëindsor këtë mëngjes. Ai shoqërohej nga nëna e tij Carmen Larbalestier, e cila së bashku me babain e tij, Anthony, kanë qenë mbështetës entuziaste e karrierës së tij në gara.

Hamilton, shtatë herë kampion bote në F1, mori titullin “Kalorës” për shërbimet në motorsport. Ai bashkohet me Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss dhe Sir Jack Brabham si piloti i katërt në F1 që u shpall kalorës.
Hamilton humbi titullin e tetë si kampion bote të dilenë në garën e “Yas Marina” në Adu Dhabi, fitore që do ta kishte çuar në një rekord të ri si pilotin me më shumë tituj.
Piloti i Mercedes-it po shkonte drejt fitores, kur një përplasje detyroi një makinë sigurie të dilte në pistë. Hamilton kishte një avantazh prej 11 sekondash ndaj rivalit të tij për titull Verstappen kur makina e sigurisë doli në pistë për të ndihmuar në largimin e makinës së thyer të shoferit të Ëilliams, Nicolas Latifi.

Hamilton nuk ishte në gjendje të merrte ndërronte gomat sepse ekipi i tij “Mercedes” besonte se gara do të përfundonte nën një makinë sigurie humbi vendin e parë përballë Verstappen, që u fut me goma të reja.
Ndërsa Hamilton u shfaq i sjellshëm në humbje, ekipi i tij “Mercedes” reagoi ashpër dhe ngriti protesta në një përpjekje për të përmbysur rezultatin. Protestat u refuzuan dhe “Mercedes” tani po shqyrton një apel të mëtejshëm, duke besuar se vendimi binte ndesh me rregullat e F1 të përcaktuara nga FIA.
Fitorja do ta kishte bërë Hamilton F1 pilotin më të dekoruar. Ai aktualisht është i barabartë me legjendën tjetër të F1, Michael Michael Schumacher me shtatë kampionate botërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *