• |
ide | kryesore

Video/ Lamtumirë e përlotur nga futbolli, Agüero emocionon gjithë Barcelonën: “Largohem nga futbolli, me kujtimet më të mira”

-Instant, F1, Sport, Video



Sergio Agüero largohet nga futbolli. Sulmuesi argjentinas e bëri të ditur këtë gjatë një konference për shtyp në Camp Nou: “Kjo konferencë është për t’ju informuar se kam vendosur të largohem nga futbolli profesionist – ishin fjalët e tij, mes lotëve – Janë momente shumë të vështira, por jam gjithashtu i kënaqur për vendimin që kam marrë. Shëndeti im është i pari dhe pas problemit që pata një muaj e gjysmë më parë, mjekët më thanë se gjëja më e mirë ishte të mos luaja më”.

33-vjeçari nga Buenos Aires ka shënuar 385 gola në karrierë me fanellat e klubeve (Independiente, Atletico Madrid, Manchester City dhe Barcelona) dhe 42 të tjerë teksa ka veshur uniformën e Albiceleste. Minutat e fundit të luajtura nga Agüero para ndalimit të detyruar për shkak të një aritmie ishin ato kundër Alavés më 30 tetorin e kaluar, ndërsa goli i tij i fundit daton në El Clasico më 24 tetor, në Camp Nou, kundër Real Madridit.

“E mora këtë vendim dhjetë ditë më parë – shpjegoi Kun -. Bëra të pamundurën për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë prej saj. Jam shumë krenar për karrierën time, shumë i lumtur. Gjithmonë kam ëndërruar të luaja futboll, që kur isha 5 vjeç. Kur godisja topin ëndrra ime ishte të luaja në Kategorinë e Parë të Argjentinës, nuk e kisha menduar kurrë të mbërrija në Evropë. Falë Independientes, Atlético që vuri bast për mua kur isha 18 vjeç, për njerëzit e City, që e dinë se si ndihem për ta, kam lënë më të mirën atje dhe ata më trajtuan shumë mirë. Faleminderit edhe drejtuesve të Barcës, Joanit që më kontaktoi. E dija që po vija në një nga klubet më të mira të botës dhe më trajtuan shumë mirë. E së fundi faleminderit kombëtares së Argjentinës, e cila është gjëja që dua më shumë. Po iki me kokën lart e shumë i lumtur, nuk e di cfarë më prêt në një ndeshje tjetër, pork am persona që më duan e që duan më të mirën për mua. Faleminderit edhe gazetarëve, atyre që më trajtuan mirë e atyre që nuk e bënë. Falenderoj të gjithë tifozët e klubeve ku kam luajtur dhe nga të cilat ruaj gjërat e mira që kam përjetuar”.

Agüero më pas tregoi për momentin në të cilin duhej të pajtohej me realitetin: “Tani ndihem mirë, por padyshim që dy javët e para ishin të vështira. Kur bëra testin e parë fizik në klinikë, mjekët më thanë se ishte mundësia reale që të mos mund të vazhdoja. U përpoqa ta pranoja mendërisht, por nuk ishte e lehtë. Kur më thanë se ishte e sigurt, m’u deshën disa ditë për ta përpunuar. Në fillim ke ende shpresë, pastaj befas jo më. Tani jam mirë, por po, ishte e vështirë.”

Më pas ai riktheu momentet më të lavdishme të karrierës së tij: “Mbaj mend shumë nga Independiente, kundër Racing, ishte një moment shumë i bukur në karrierën time. Nuk kam asgjë kundër Racing, por isha 17 vjeç dhe ishte goli im i pare, ndër më të mirët që kam shënuar. Pastaj me Atléticon në Ligën e Evropës, ky ishte gjithashtu një moment shumë i lumtur. Dhe me City, siç e dinë të gjithë, ai gol kundër QPR… Titulli im i parë në Premier League dhe triumfi im i parë për City pas vitesh. Pastaj kohët e fundit ishte Copa América unë luajta pak por i shoqërova djemtë deri në fitore dhe ishte ajo që donim prej shumë kohësh. Në fund goli i fundit që shënova në Madrid. Jo keq apo jo, për të qenë goli i fundit?”.

Së fundi, një reflektim për të ardhmen e tij: “Dua të përpiqem të jem i lumtur jashtë futbollit dhe të shijoj të gjitha momentet që më kanë munguar si futbollist, nuk është e lehtë çdo ditë të stërvitesh, të luash, të udhëtosh… Do të vazhdoj të jem i lidhur me futbollin dhe do të jem në gjendje ta shijoj jetën më shumë. Megjithatë, tani do të jem i qetë dhe nuk do të bëj asgjë për një farë kohë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *