• |
ide | kryesore

Aleksia Peleshi: E vërteta e lidhjes me Romeon

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasditen e sotme në “Goca dhe Gra” në Top Channel ka qenë e ftuar Aleksia Peleshi. Mes projekteve që ka realizuar dhe atyre që ka në plan të realizojë së shpejti, Aleksia nuk shpëtoi edhe nga pyetjet për jetën private.

Lidhja e saj me Romeo Veshajn, e cila është zbuluar pak kohë më parë, tashmë është zyrtarizuar, por ditët e fundit u përfol edhe për një ndarje.

Mes aludimeve, u mendua se shkak i ndarjes ishte ngacmimi i Romeos për Beniadën ditën që hyri në Big Brother për të takuar Donaldin.

E pyetur nëse është bezdisur nga kjo gjë, ajo ka thënë: “Big Brother është një format argëtimi. Romeo është i asaj fushe, artist, humorist. Ai e di çfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë. Nuk ka lidhje me ne”.

Aleksia rrëfeu se në fillim të lidhjes së saj me Romeon ka pasur shumë bezdi faktin që ai punonte deri vonë dhe ajo duhet të qëndronte vetëm në shtëpi. Por shpejt e kuptoi që puna e tij e tillë është, kështu që e ka marrë parasysh faktin që është lidhur me një artist.



2 Comments

  1. E verteta eshte qe romeo ste deshi kurre thjeshte ti ishe njelloi si te tjerat qe ai kishte pasur me perpara😂😂😂😂😂ti flisje per te ama ai kurre nuk foli per ty sikur te ishe inekzistente🥹🤣🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *