• |
ide | kryesore

Bllofi i “shumicës”, kamera hyn pas Bashës në Pallatin e kongreseve/ Kanë votuar vetëm 1958 delegatë

-Instant, Të fundit



Një reporter i Syri.net, Ermal Rizai u fut në Pallatin e Kongreseve pasi përfundoi Kuvendi i mbajtur nga Basha. Qëllimi i tij qe jo vetëm për të kuptuar se sa delegatë ishin në sallë, por mbi të gjitha se sa prej tyre kanë votuar. Ashtu sikurse u pa nga transmetimi “Live” ndryshimet në statut me ngritje kartoinash jeshil u bënë vetëm nga ata që ishin të pranishëm në sallë dhe të ulur në karrige.

Lexo me tej:

Kongresi i Bashës, Plas gallata e memeve në rrjet

Pra pyetjet enigmë ishin sa ishin pjesmarrës dhe sa kanë votuar?

Sipas numerimit karrige për karrige që bëri gazetari i Syri.net rezultuan se në sallë janë gjithsej 1958 karrige.

Pra pas këtij verifikimi faktesh një gjë del e sigurtë: asnjë nga nenet e votuara për ndryshime statuore nuk e ka kapur korumin e nevojshëm prej 3800 delegatësh.

Nëse për pjesmarrësit mund të funksionojë alibia se rrinin në lulishte dhe në holl të paktën ky numërim tregon se të gjitha votimet janë nul. Sherri për karriget u hap sot gjatë ditës kur mediat nxorrën se në ëikipedia thuhet se salla mban 2100 persona. Por nuk kaloi poshtë dhe persona të panjohur hynë duke sulmuar faqen e ëikipedias dhe manipuluar numrin e kapacitetit të saj, duke e çuar në 5400 ulëse.

Kjo solli edhe obligimin për një numerim live.

©Lapsi.al   



13 Comments

  1. A kane turp a cipe a fytyre ata rob qe 1800 vende i bejne 5040 vende?????? Keta te rrejne sy per sy e mundohen te te bejne budalla duke i pare live ne TV. Shoqata e Lul Braves dhe Bardh Kollodokut jane te gjithe Shvejke- “Cme duhet mua se cfare bej une”.

    O Berishe e gjithe levizja dymujore qe kulmoi me konfirmimin me referendum per mos njohjen e Lul Braves si Kr partie, duhet te finalizohet me ncjerrjen e tij me shkelma per bythesh jo me larg se te HENEN, 20 DHJETOR 2021.

    Nuk e bere kete, ik zhduku dhe ti dhe te zhdukemi dhe ne nga ky vend dhe ta gezojne shqiptaret Zahon kryeminister.

    1. E akuzojnë Berishën për autoritar, po si mund të sillesh me ngjelët, zogët, markët, bashët që kanë sjellje që acarrojnë edhe personin më flegmatik, me sjelljet e qëndrimet e tyre “edhe kështu edhe ashtu”, “as kështu e as ashtu”, njerëz pa bosht, dinjitet e karakter?!
      Këto zagarë të mefshtë e parrazitë që jetojnë në politikë vetëm si mohues të çdo ideje, lëvizje e mendimi të fortë që kërkon burrëri e karakter vetëm e kanë dëmtuar PD.
      Mjafton të shikojmë se si ka ndryshuar qëndrimi i tyre për Berishën vetëm në 3 muaj, as edhe Erion Braçe e Taulant Balla nuk do të flisnin kaq pa respekt e vlerësim për Berishën.

      E kam thënë në një koment tjetër para 3 vjetësh, kur lulja bënte protesta nga shkurti në qershor, se rrëzimi i edvinit kalon nga rëzimi lules.

      Për zgjedhjet e 25 prillit e kisha parashikuar se edvini do ti manipulonte me të gjitha format, dhe kisha parashikuar se PD me faktet e dokumentuara për manipulime do të kishte të gjithë të drejtën për ta rrëzuar edvinin me protesta, por ndodhi e kundërta lulja kishte hallin e karriges e jo të PD.

      E njëjta situatë është që nga data 11 dhjetor.
      Sali Berisha provoi me 11 dhe 18 dhjetor se është kryetari real i PD, edhe kundërshtarët më të egër të tij janë të bindur, pavarësisht si shprehen në publik.
      Meqënëse lluli nuk e lëshon zyrën, Berisha dhe antarët e PD kanë të gjithë të drejtën ligjore, morale, numerika për ta kapur për veshi, lulin dhe kurvat e tjera që kanë zaptuar PD .

  2. Po nese ke bindjen qe Rama ka manipuluar rezultatin e 25 Prillit, sot duhet te ishe me Bashen. Kauza e Berishes eshte qe nuk vazhdohet me nje humbes. Por dy B jane aq legena, saqe bejne votime qe vete orgnizojne, numerojne e shpallin rezultatin, i cili eshte i kuptueshem si do jete. 2 Humbes.

  3. Po ca do thot syri.net se na hapet barkun ju me qim pekat. Si puna asaj tabels ne excel me nje list emrash qe e shiste qim peka si dokument sejret. Me keq se muhabeti babales me salianjin

  4. Basha i la mediat te numeronin pavarsisht se si ka numuru syri i qim pekes. Po Berisha nuk i la fare, kushtu qe dihet kush ka mashtru o qim peka.

  5. un nuk kuptoj si asnje nga mediat nuk kerkoi te bente trasparenc as per kuvendin e njerit dhe as te tjetrit??!!folen e ben per dite emisione si perfundim asnje investigim..e beri syri-..po syri eshte pale ,dhe e ben te nje anshem,nuk verifikoi gje te kuvendi i berishes..mori vetem sa veta ishin ne stadium,ku vet organizatoret kishin ftuar dhe jo delegat..me pak llafe dhe kuvend dhe miting…keta te dy duan te bejn opozite ??!!po keta jane njeri me mortje se tjetri…nderkoh piktori vjedh rehat e se rruan fare..me pak llafe ai vend nuk behet..jo se shpejti te pakten

    1. Berisha nuk i la mediat se kishte frik mos o zbulonin bllofin. Te kishte vertet Berisha shumicen skishte pse i bente gjerat ne menyr te jashtligjshme dhe te dyshimt. Shkonte te kuvendi i Bashes dhe e shkarkonte. Por….

  6. Zonja KIM e keni kuptuar se cafre sharlatani mbeshtesni, kjo nuk eshte demokraci por mafie dhe hajduturi kur shkon niveli dhe rrit shifrat sIhajdut ishkryetari mendo ju cfare jeni ne gjendjen te beni.

    Ne Shqiperi jemi ne zot, thuaja atyre ne DASH.

    Kujdes Ukrainen dhe Taivanin se jua moren vitin tjeter, mos e kruani me me Shqiperine.

    Te fala

    1. Po ca do bej Kimi do mbrshtesi Berishen, nje person komplet i konsumuar qe ska me asgje ca te japi PD apo shqiptareve. A ju jeni komplet nje fshat i madhe. Vietnami do fitoj, ja keshtu jeni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *