• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çmendurinë e Ndreut, shkelm lojtarit të Skënderbeut në sytë e arbitrit: rrezikon 10 javë dënim

-Instant, F1, Sport, Video



Mund të jetë tensioni i rezultateve, ndeshja direkt për mbijetesë e humbur 2-1 në Korcë me Skënderbeun, mund të ketë arsye të pafund, por askush prej tyre nuk justifikon gjestin e shëmtuar që Ramadan Ndreu, trajneri i Kastriotit, bëri në fund të ndeshjes në Korcë, në sytë e arbitrit Klodian Shahini. Në nerva e sipër, tekniku i krutanëve e ka goditur me shkelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija dhe është dashur ndërhyrja e vetë arbitrit, por edhe lojtarëve të Kastriotit për të evitur një skenë më të turpshme.

Gjithcka nisi kur mbrojtësi bardhekuq u konfliktua me Grecën, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes dhe po debatonin me tone të ashpra. Ndreu, që u afrua në ato moment, humbi tërësisht mendjen dhe goditi lojtarin kundërshtar, si dallohet qartë edhe në video.

Në këtë rast, precedenti Nwabueze mund të japë një ide për atë që mund të jetë dënimi edhe për Ndreun. Ish-sulmuesi i Lacit u skualifikua për 10 ndeshje, “për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS. Në nenin 47 të rregullores së FSHF në lidhje me sjelljen e keqe ndaj kundërshtarit apo cdo personi tjetër, përvec zyrtarëve të ndeshjes, pika E parashikon të paktën 5 ndeshje skualifikim për sulm ose dhunë (goditje me grusht, bërryl, ose shkelm) ndaj kundërshtarëve ose cdo personi tjetër, përvec zyrtarëve të ndeshjes”. Kështu, për Kastriotin do të jenë telashe, që përvec vendit të fundit duhet të bëjë edhe pa trajner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *