• |
ide | kryesore

6 jetë të humbura nga Covid, 286 raste të reja në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e 24 orëve të fundit të pandemisë COVID-19. Nga 4011 testime, kanë rezultuar 286 qytetarë të infektuar, ndërsa janë regjistruar 6 humbje jete.

Situata

Janë kryer 4011 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 286 qytetarë, në këto bashki:

138 në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Përmet, 2 në Kukës, Shijak, Krujë, Mat, Tepelenë, Kuçovë, Peqin, 1 në Vaun e Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Kolonjë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.
Janë 5,201 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç, një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Janë shëruar 349 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,833 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 286
Të shëruar në 24 orë 349
Të shtruar në spitale 118
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4011

Testime totale 1,456,072
Raste pozitive 207,221
Raste të shëruara 198,833
Raste Aktive 5,201
Humbje jete 3,187

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,545
Fier 579
Durrës 362
Shkodër 339
Elbasan 307
Vlorë 239
Gjirokastër 222
Berat 219
Lezhë 135
Korçë 105
Kukës 73
Dibër 69



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *