• |
ide | kryesore

Gjenden të vdekur prindërit e aktores së njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se prindërit e aktores, Alicia Witt u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Massachusetts nga policia.

Autoritetet dyshojnë se prindërit e moshuar të aktores mund të kenë vdekur nga hipotermia pasi trupat e tyre të pajetë u gjetën brenda shtëpisë së tyre këtë javë.Zjarrfikësit kontrolluan cilësinë e ajrit brenda banesës dhe nuk zbuluan gazra të dëmshëm.  Hetuesit besojnë se shkaku i vdekjes ishte hipotermia, një rënie e rrezikshme e temperaturës së trupit të shkaktuar nga një ekspozim i zgjatur ndaj të ftohtit. Alicia është e njohur për rolet e saj në filmat : “Dune”,”Two Weeks Notice”, dhe “Last  Holiday”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *