• |
ide | kryesore

Tragjedi në ujërat greke/ Mbyten tre anije brenda 24 orëve, dhjetëra të vdekur

Lajme, Të fundit



Tre anije me emigrantë janë mbytur brenda 24 orëve në ujërat greke. E para që u fundos ishte një varkë me vela në ishullin “Prasonisi”, ku në bord ndodheshin rreth 100 persona. Trupat e 7 personave të mbytur janë gjetur rreth ishullit. Mediat greke shkruajnë se varka kishte lundruar nga Turqia në drejtim të Italisë. Më shumë se 90 njerëz kaluan natën në ishull, pasi arritën të dilnin në breg. Raportohet se janë shpëtuar 90 persona, 52 burra, 11 gra dhe 27 fëmijë, ndërsa hetimet në zonë vazhdojnë.

Mediat greke raportojnë se pasditen e djeshme të së enjtes, në zonën e Gerolimenas, në Mani, është lokalizuar një varkë e dytë me vela me emigrantë. Ajo u përmbys në një distancë të shkurtër nga kontinenti. Ndërsa thuhet se autoritetet u njoftuan nga një dëshmitar okular, banor i zonës, se një varkë me emigrantë është përmbytur. Rojet Bregdetare transportuan 92 emigrantë në tokë (të gjithë burra, 54 të mitur, shumica nga Egjipti). Ekipet e shpëtimit raportuan se tre trafikantët braktisën varkën dhe u arratisën.

Ndërkohë, në Santorini, personeli i sigurisë dhe Rojet Bregdetare po marrin dëshmi nga 13 të mbijetuarit e mbytjes së një anijeje një ditë më parë në jug të Folegandros.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *