• |
ide | kryesore

Nuk shpërbleu atë që i gjeti qenin, gjobitet Sturridge që proteston: “E kam paguar, kërkon para dy herë”

-Instant, Sport



Daniel Sturridge, ish-sulmuesi i Liverpool, u dënua të paguante 30,000 dollarë për një burrë që i gjeti qenin e tij të humbur në 2019, raporton Daily Mail. Sturridge bëri një apel në mediat sociale pasi qeni i tij u vodh gjatë një grabitjeje në rezidencën e tij në Los Anxhelos në korrik 2019. Muzikanti Foster Washington, i gjeti qenin Luçi, por premtimi i Sturridge për të paguar 30 mijë dollarë për personin që do t’i sillte përsëri qenin në shtëpinë e tij nuk u mbajt kurrë.

Sipas Washington, ai nuk ka marrë kurrë asnjë cent nga Sturridge ndaj e ka denoncuar, duke kërkuar që të respektojë deklaratën e bërë nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe së fundmi, një gjykatë në SHBA e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka dhënë urdhrin që anglezi të shpërblejë personin që i gjeti qenin.

Situatë e ndërlikuar, sepse Sturridge ka deklaruar se personit që i kishte sjellë qenin, i kishte dhënë shpërblimin. “Kam video, audio dhe foto të asaj dite. Kam prova për gjithçka”, shkruante sot sulmuesi që tani është pjesë e skuadrës së Përth Glori në Australi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *