• |
ide | kryesore

Analiza në DW/ Pse po largohen besimtarët nga kisha

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popullore, të cilat për një kohë të gjatë quheshin “kisha të mëdha”, me rreth 41 milionë besimtarë, nuk i mbledhin më shumicën e 83 milionë njerëzve që jetojnë në Gjermani.

Në vitin 1990 në Gjermani kishte 58 milionë anëtarë të kishës, pra rreth dy të tretat e popullsisë. Sot në Gjermani përveç katolikëve dhe protestantëve jetojnë edhe 4.5 milionë myslimanë, 1.5 milionë të krishterë ortodoksë dhe mbi 100.000 hebrenj. E ndërtesat më të mëdha të reja fetare që aktualisht po ngrihen në Berlin janë një tempull përfaqësues budist dhe “House of One”, si çatia e përbashkët e të krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve.

Këshillat e etikës në vend të kishave

Prirja e rënies së anëtarësisë prek si protestantët ashtu edhe katolikët njësoj, ndërsa kishat e reformacionit edhe më shumë. Tek të dyja konfesionet ka shumë arsye për këtë lëvizje. Njëherë ishte ngritja e kostos së solidaritetit. Më pas kisha dukej politikisht shumë e majtë ose shumë e djathtë. E ndonjëherë si shkak janë pozicione kishtare në fushën e moralit seksual ose skandalet e mëdha si ai i abuzimit seksual me fëmijë. E në fund, disa valë të largimeve mund të ndërlidhen edhe me emrat të caktuar të disa peshkopëve apo personave të tjerë, si për shembull në Këln.

Por shumë rrallë ndër largimet përmendet distacimi i personave nga vet kisha, ndonëse mund të dëgjohet edhe për largimin e personave të angazhuar që kanë punuar vullnetarisht. Më shumë duket sikur të kemi humbur njëri-tjetrin. Ndjenja e fesë dhe besimit apo edhe ndjenja për fenë dhe besimin po avullohet. Jo për shkak se të gjithë tani kanë filluar të studiojnë filozofi si të çmendur, apo pse bota mendon se tani mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje me Google apo me ndonjë këshill etik.

E megjithatë trendi është dramatiknë një kohë kur lindin pyetje të mëdha. Pyetje kuptimore. 20 vjet më parë ishte deshifrimi i gjenomit njerëzor dhe përparimet në kërkimin e qelizave staminale. Sot është inteligjenca artificiale, sfida dramatike e ndryshimeve klimatike, çështjet themelore të drejtësisë globale dhe kombëtare në kohën ku burimet e resurseve po pakësohen. Fatkeqësisht, etika sociale, ky funksion shumë i rëndësishëm, nuk e ka rëndësinë më të madhe në kisha.

Valët e largimit

E tani edhe pandemia e gjatë torturuese, të cilën shumë ekspertë e shohin si një pararojë e sfidave të së ardhmes, mund të llogaritet midis tyre. Të gjitha këto janë pyetje kuptimore, ku pritet ndonjë përgjigje. E kur njerëzit nuk kanë më asnjë pritshmëri nga kishat, ata kërkojnë përgjigje ose rrugë shpëtimi diku tjetër.

Prandaj, një mirëdashësi fetare disi e paqartë që disa ekspertë e shohin në rritje, nuk mund të shihet si premtuese. Forma e shkruar e fesë së shkolluar ka kuptim, sepse kundërshton radikalizimin dhe egocentrzimin.

BdTD | Deutschland Fulda | Der Hängemattenbischoff bei der Herbstvollversammlung der Deutschen Bischofskonferenz
Por si pala katolike ashtu edhe ajo protestante duhet të dalin nga pozicionet mbrojtëse dhe të vendosin thekse të ndryshme. Në fjalorin e Coronës do të thuhej ndoshta, duhet të dalin përpara valës së re. Vazhdimi i status quosë nuk ndihmon.

Kjo përfshin edhe përballjen me përgjegjësitë – përballjen e vërtetë. Si sisteme pushteti që kishat ende shihen, ato me të drejtë janë gjithmonë nën vëzhgim. E kjo kthehet në zemërim kur pushteti kthehet në injorancë dhe lajthitje.

Vetëm thirrja tek Zoti nuk mjafton

Këtu përfshihen përfaqësuesit që duken të besueshëm dhe me të cilët njerëzit mund të identifikohen. Kjo përfshin gjithashtu një profil intelektual dhe guximin për të ndjekur institucione arsimore në të cilat fryma, përfshirë këtu edhe frymën e besimit ndaj Zotit, shkëlqen. Por vetëm thirrja tek Zoti nuk mjafton, nëse Zoti përdoret si instancë për pushtet.

Njerëzit kërkojnë sot kujdes shpirtëror gjithandej. Në kohën e Coronës dhe në veçanti në kohën e Krishtlindjeve lulëzon puna e këshillimeve shpirtërore përmes telefonit. Të ashtuquajturit kapelan të urgjencës janë gjithmonë aktivë në çdo fatkeqësi të madhe. Ata nuk kanë të bëjnë gjithmonë me kishat. Por tregojnë se kujdesi shpirtëror ka të bëjë më shumë me ndarjen e vuajtjeve dhe barrës, sesa thjesht me shpjegimet e një institucioni moral se çfarë duhet apo nuk duhet bërë. Po a e kanë ende kishat fuqinë për ta bërë këtë?

Nëse është kështu, atëherë kishat nuk duhet të kenë frikë. Ndoshta ndihmon një vështrim në Gjermaninë Lindore, në ato rajone të Gjermanisë ku të krishterët kanë qenë vetëm një pakicë e vogël për shumë dekada. Atje gjen tani më shumë besimtarë që nuk e kanë problem të shprehin besimin e tyre. /DW



4 Comments

  1. Pse njerzit largohen nga besimi e verteta.vlerat drejta haku .sepse .nuk kan pushtet. Pushteti ka fuqin ligjore dhe mundesit organizative.pushteti I krijimit dhe ullzimit hyjnor I perkasin ZOTIT BOTNAVE .Njerzit zgjollen pushtetin e interesit I cili zhvillohet pa limit .ne nje hapsir te kufizuar te pushtetit te krijimit te ZOTIT BOTNAVE me sfida te pa imagjinuara we po I basin njerzit cdo dit ne gjitha fushat tani pushtetmbajtesit analistet flozofet teoricentet le te flasin si te duan .rreth deshirAve interesave zgjilljeve.por te gjitha jan pa vlere perderi sa ZOTI MALLERISHEM NUK E KRIJOJ ASGJE SHKEL E SHKO AS PA QELLIM .POR NE LILLSHMERI DUKE NA LENE NE ANGAZHIMIN PER DESHIRAT QE KEMI DHE RALITETIN VULEN E ZGJILLJES VET SUKSESIN JA LA VETES SIPAS ANGAZHIMIT TONE NE OBLIGIME HAK NDAJ GJITHCKAJE SIPAS ULLZIMIT TIJE…ERDHI KOHA QE TE GJITH NE THELB TE KUPTOJME SE KUSH JAN DOMOSDOSHMERIT QE I HAPIN RRUGEN DOBIVE NE BURIM ZGJILLJEVE PER TE CILAT KEMI NEVOJ TE GJITH.RESPEKT PER TE GJITH

  2. institucionet e besimit e braktisen plotesisht, perfundimisht njerezimin me rastin e plandemise se covid leshit

    kto institucione te mykura, qe derdellisin pallavra qiellore pa fund, ngaqe jane te zhytura deri ne fyt me skandale financiare dhe pedofilie, arriten ti shesin besimtaret ke kasapet e njerezimit

    por njerezit vazhdojne dhe ju shkojne akoma tek dyert, ne vend qe t’ju vene flaken

    pikellim per njerezit qe kuptojne, se ku eshte katandis ky planet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *