• |
ide | kryesore

I arrestuar për vrasjen e Behar Sofisë, lihet në burg 45-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
Behar



Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën e sigurisë për Bujar Lezën, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Gjykata ka vendosur ta lërë 45-vjeçarin në burg pasi sipas prokurorisë ai është personi që ka siguruar armën dhe biçikletën me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes. Ky i fundit ka mohuar se është i përfshirë në këtë krim dhe ka thënë se nuk ka asnjë dijeni për organizimin dhe vrasjen e Behar Sofisë.

Ndërkaq kujtojmë se si autor kryesor për ekzekutimin e 66-vjeçarit është identifikuar 24-vjeçari Ernejt Shytaj, i cili në dëshminë e tij ka pranuar se ka vrarë Behar Sofinë, më 25 shkurt pranë qendrës së Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *