• |
ide | kryesore

Napoli i kërkon nder CAF: “Lejojeni Osimhen të luajë kundër Juventus e të kthehet për Kupën e Afrikës”

-Instant, Sport



Victor Osimhen mezi pret të kthehet në fushë për Kupën e Afrikës. Sulmuesi nigerian, siç raporton Corriere dello Sport, ndodhet në Lagos për festat e fundvitit dhe nuk përjashtohet që të mërkurën të paraqitet në takimin e kombëtares së tij në Abuja. Megjithatë e premtja do të jetë dita vendimtare për të marrë dritën jeshile, kur do të vizitohet nga kirurgu që i operoi mollëzën.

Pavarësisht tre muajve të supozuar fillimisht për rikuperimin e tij, sulmuesi nigerian ndihet gati, por fjalën e fundit për mundësinë e rikthimit në fushë me kohë të përshpejtuara do ta kenë mjekët.

Edhe në shtëpinë e Napolit ekziston edhe njëfarë optimizmi, aq sa për të provuar të dialogojnë me Federatën Nigeriane të Futbollit për të pasur Osimhen në dispozicion për ndeshjen e 6 janarit kundër Juventusit dhe më pas ta kthejnë në kombëtare në kohën e planifikuar, për debutimin e 11 janarit me Egjiptin. Një ide që është e vështirë për t’u zbatuar për shumë arsye, përfshirë logjistike e burokratike.

STAFI I LOJTARIT: “I GATSHËM TË LUAJË JUVE-NAPOLI”
Për Radio Martek andërhyrë Oma Akatugba, një anëtar i stafit të Osimhen: “Ai është në Nigeri me familjen e tij, por do të kthehet në Napoli për të bërë kontrollin e fundit të planifikuar prej kohësh. Përtej Victor dhe Napolit, klubet evropiane po kërkojnë nga CAF të vonojnë ardhjen e lojtarëve në Afrikë në ditët e para të janarit. Për sa i përket Osimhen, Victor do të ishte shumë i lumtur të luante dhe të fitonte në Torino dhe më pas të largohej për të përfaqësuar Nigerinë në Kupën e Afrikës. Ai nuk do ta kishte problem nëse klubi do tia kërkonte, por ai në Kupën e Afrikës dëshiron të marrë pjesë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *