• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo ‘mbreti’ i rrjeteve sociale në 2021: është gati dyfish mbi Messin

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo konfirmon veten si mbreti i padiskutueshëm i rrjeteve sociale. Edhe në vitin 2021, ylli i United është në fakt lojtari që ka pasur më shumë kontakte me ndjekësit. Një vend i parë dërrmues ai i portugezit, që është distancuar dukeshëm nga Messin e Neymar në renditjen speciale të rrjeteve sociale, duke regjistruar 2.1 miliardë ndërveprime sociale në mbarë botën, nga të cilat 340 milionë në Facebook, 1.7 miliardë në Instagram dhe 28 milionë në Twitter.

Sipas monitorimit vjetor të Talkwalker Football 2021, një lider global shumëkombësh në inteligjencën Sociale dhe Konsumatore që mat çdo ditë Federatat kryesore, ekipet dhe sportistët në nivel global, për sa i përket prezencave dhe ndërveprimeve (engagement) në rrjetet sociale, CR7 në 2021 nuk pati rivalë në Facebook, Twitter dhe Instagram. Në fakt, portugezi gati ka kaluar dyfish nënkampionin, rivalin e përjetshëm Lionel Messi. Argjentinasi ka arritur në 1.1 miliardë ndërveprime të ndara vetëm mes Facebook (192 milionë ndërveprime) dhe Instagram (972 milionë). Kampioni brazilian, bashkëlojtari i Messit te Paris Saint-Germain, Neymar, mbyll podiumin me gjithsej 751 milionë ndërveprime në vitin 2021.

Sa i përket trajnerëve, sondazhet e Talkëalker të mbledhura në mbarë botën tregojnë se Carlo Ancelotti, sot te Real Madrid, por edhe si trajner në sezonin e kaluar te Everton, është trajneri më social i vitit 2021, me mbi 20 milionë ndërveprime sociale në mbarë botën, nga të cilat 5.6 milionë në Facebook, 12.8 milionë në Instagram dhe 1.9 milionë në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *