• |
ide | kryesore

Tentoi të abuzonte seksualisht një të mitur, kërkohen 7 vite burg për ish-efektivin në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 7 vite burg, të ish-efektivit të policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të këtij viti për dhune seksuale ndaj një vajze të mitur 13-vjeçare.

62-vjeçari Kola u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur. Arrestimi ka ardhur pas sigurimit të pamjeve filmike nga policia, ku shihet se 62-vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Nëpërmjet mashtrimit, Kola i ka pohuar të miturës se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, dhe e ka çuar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa.



6 Comments

    1. Për këtë “maloket” nuk bëhem merak
      Se nga fush kruja e lart i zgjidhin vetë punët me vjen keq për këto.te tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *