• |
ide | kryesore

Pas Ramës dhe Bashës reagon Berisha: Sot folën buratini i qeverisë dhe kukulla e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Në ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, shqiptarët dëgjuan njëri pas tjetrit buratinin e qeverisë dhe kukullën e tij që vazhdon të uzurpojë dhe për pak ditë PD, në rolet e tyre 8 vjeçare”.

Kështu nis një reagim i ish-kryeministrit Sali Berisha si deklaratë e Komisionit të Rithemelimit të PD pas konferencave për shtyp që mbajtën kryeministri edi Rama dhe më pas kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Si çdo vit buratini i qeverisë që kalon nga skandali në skandal, foli për suksese imagjinare, pasojat e të cilave kanë detyruar 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi. Në anën tjetër, kukulla e tij vazhdoi refrenin bajat të betejave që sapo kanë filluar dhe pas 8 vitesh humbjesh, dështimesh dhe disfatash, u paraqitet shqiptarëve si ardhmja!

Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën! Arsyeja e vërtetë përse regjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve!

Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Kjo ka marrë fund! Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës ka marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese” – thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit të PD. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Njeri i lodhshem dhe i besdisshem.Duhet nje here e mire te shkeputemi nga ky mentalitet barbar i politik berjes.

  2. Implikimi i Sali Berishës, Avenir Pekës dhe gjyqtares milionere në rrëmbimin e 7.5 mijë m2 tokë te Garda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *