• |
ide | kryesore

Kamëz, 30-vjeçari hidhet nga ballkoni i banesës, përfundon në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar i dehur raportohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës në Kamëz. I riu me inicialet E.L., ka marrë dëmtime në trup, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Me datë 31.12.2021, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *