• |
ide | kryesore

Nga pushimet në Marbella, Haaland zbulon skuadrën e re: “Vitin tjetër do luaj këtu, në Spanjë”

-Instant, Sport



Borussia Dortmund i kishte kërkuar Erling Haaland që të jepte një përgjigje për të ardhmen e tij brenda një kohe të shkurtër dhe ai i ka lënë të kënaqur. Ndoshta jo në të vërtetë në kuptimin e parë të fjalës, por duke iu përgjigjur kërkesës së tyre. Sulmuesi norvegjez është treguar tepër i drejtëpërdrejtë, pa e fshehur fare destinacionin e tij të ardhshëm, gjatë pushimeve të fundvitit në Marbella. Për disa tifozë që e njohën dhe e pyetën se ku do të luante sezonin e ardhshëm, gjiganti bjond i lindur në Leeds nuk përdori lojë fjalësh. “Do të luaj këtu, në Spanjë”, ka thënë ai siç raporton “As”.

Në fakt, është një konfirmim i asaj që të gjithë e dinë prej muajsh. Haaland do të veshë fanellën e Borussia Dortmundit deri në fund të sezonit dhe, më pas, do të largohet nga Bundesliga. Drejtimi për të ardhmen është Real Madrid, i vetmi klub në La Liga që mund të paguajë klauzolën shumëmilionëshe të vendosur nga menaxheri i tij Mino Raiola dhe klubi verdhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *