• |
ide | kryesore

FOTO/ Vit i ri, fasadë e re e PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ishte në qendër të vëmendjes së zhvillimeve politike gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe pritet të jetë e tillë edhe në nisje të këtij viti.

Në 5 janar është afati i fundit që Sali Berisha dhe Komisioni i tij i Rithemelimit i kanë vënë kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të lënë zyrën në selinë blu.

Në 8 janar është paralajmëruar gjithashtu një protestë kombëtare, por përfundimi i saj do të jetë marrja e selisë së PD-së.

Berisha tha se “anëtarësia do të zbatojë vendimin e marrë në Kuvendin e mbajtur në stadiumin Air Albania dhe më pas në një referendum të brendshëm ku 44 mijë anëtarë kërkuan largimin e kryetarit”.

Në krahun tjetër Lulzim Basha tha se “në 8 janar nuk do të ndodhë asgjë”.

Ajo që ka ndodhur këto ditë të para të janarit është një ndryshim në fasadën e Partisë Demokratike. Siç duket edhe në fotot e mëposhtme dritaret e katit të parë janë mbuluar me adeziv me logon e PD-së. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Uroj me shpirt Lulush Brava te jesh te shtunen ne oren 12.00 ne zyre !!!Do te ç’llakosim njehere e mire per kete dynja tradhtar i ndyre !

  2. Sa per dijeni, ne Amerik ishte degjuar tek ajo rruga gazetari Balla kur po fliste me dike ne telefon per hjekjen e berishes por qe spo e hiqshin dot.

  3. Nuk e dija kaq trap kete floke bojatisurin! Deri ne kete nivel, kurre se si. Robi ka pak karakter dreqi ta haje!

    Edhe nje breshke po te pyesesh, do te te thote se ky eshte nje deshtak qe duhej te dorehiqej me pare, pa arritur deri ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *