• |
ide | kryesore

Shqiptarët tërhoqën paratë për festa, 70 mln € më pak në depozita

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ulen depozitat në bankat e nivelit të dytë në fundvit.Kjo është tkurrja e parë që prej periudhës së pandemisë kur ky fenomen ka njohur vetëm rritje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në nëntor depozitat kanë rënë me 0.7% ose rreth 70 mln euro më pak nëse e krahasojmë me muajin tetor të vitit 2021.

Në total niveli i depozitave ka pësuar një rënie nga nga 1.19 trilionë lekë që ishin në tetor, në 1.18 trilionë gjatë muajit nëntor.

Tkurrja e parave në banka ka qenë si në monedhën vendase ashtu edhe në valuta. Sipas ekspertëve kjo tendencë mund të ketë ardhur si rezultat i nevojës më të lartë për likuiditet si nga bizneset ashtu edhe nga individët, raporton Abc.

Ndërkohë që konstatohet se peshën kryesore në këto tregues e ka tërheqja e parave nga bizneset fakt që tregon se subjektet kanë nisur të shtojnë investimet pas përmirësimit të situatës eknomike dhe nivelit të konsumit në ekonomi.

Depozitat njohën një rritje të ndjeshme që prej fillimit të vitit 2020 për shkak të pasigurisë nga pandemia një fenomen ky si për bizneset dhe individët të cilët shtynë për një kohë të dytë investimet apo blerjet e planifikuara.

Niveli total i depozitave

Nëntor 2021 1.18 trilionë lekë

Tetor 2021 1,19 trilionë lekë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *