• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea dominues, një hap larg finales: Conte humbet 2-0 në rikthimin në Stmford Bridge

-Instant, F1, Sport, Video



Chelsea me meritë mposhti Tottenham në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup, por kishte aq shumë shanse sa duhej ta kishin vulosur tashmë vendin e tyre në Wembley. Kai Havertz i dha Chelsea një avantazh të shpejtë kur shfrytëzoi pasimin e Marcos Alonso duke shënuar pavarësisht tentativës së Davinson Sanchez për ta shpëtuar në linjë. Goli i dytë i Blues ishte një autogol komik, pasi Japhet Tanganga e goditi topin me kokë në shpatullën e shokut të skuadrës Ben Davies dhe nga aty në rrjetë.

Romelu Lukaku, i rikthyer në skuadër pas një përjashtimi për një ndeshje, si pasojë e një intervistë pa leje, pati disa raste për shënim, pa mundur të ndëshkojë Lloris. Spurs, të cilët ndryshuan në mbrojtje katërshe pas një pjese të parë të dominuar nga kundërshtari, duhej të prisnin deri në minutën e 50-të për një goditje në portë, me goditjen e lirë të Harry Kane të shpëtuar nga Kepa. Por shanset vazhduan të vinin për Chelsean me Hugo Lloris që i mohoi golin Lukakut, Hakim Ziyech dhe Timo Wernerit. Spurs duhet të jenë shumë më të mirë në shtëpinë e tyre pas një jave, në ndeshjen e dytë, për të pasur ndonjë shans për të arritur në Wembley.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *