• |
ide | kryesore

Berisha nga Gjirokastra: Kam një paralajmërim për Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të reja nga kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha. Duke folur nga qyteti i Gjirokastrës, Berisha u ndal tek blindimi i dyerve të Partisë Demokratike duke thënë se Basha e ka bunkerizuar ndërsa në të fute vrasës dhe kriminelë.

Ndërkohë një paralajmërim e kishte edhe për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ajo që po ndodh në PD është revolucion paqësor.

“Ka 3 javë që vë blinde e brava dhe ka shndërruar tempullin e demokratëve shqiptare në një ndërtesë burg. Bunker, për punonjësit e saj. Në një ndërtesë ku futen banditë, vrasës e kriminelë, me emër dhe mbiemër, por nuk futen dot zyrtarët e saj. Shpiku njëlloj si Enveri, derën e kryetarit, nga e cila mund të futet vetëm Lulzim Brava për çështje sigurie dhe askush tjetër. Në emër tuaj, dua të paralajmëroj Edi Ramën, ky është revolucion demokratik paqësor, sepse ne të tillë jemi edhe kur kanë gjuajtur ndaj nesh këtu në Gjirokastër” tha mes të tjerash Sali Berisha.



3 Comments

  1. shko ore bythqir vucidoli …Do i japesh paralajmerim ti Edi Rames! Edi Ramen e votojne mbi 1milion shqiptare ..ti ke vetem 300 vete verdalle ,dhe ata i mban me para dhe byrek e sandwich se askush nuk te vjen neper “foltoret” e tua te karit

  2. Një pakicë e lidershipit të PD e mësuar me përvilegje e përfitime ekonomike (hajdutë) janë hedhur në një lëvizje antidemokratike duke shfrytëzuar kultin e Berishës, si frymëzim për turmat injorante, e po përpiqen për një kryengritje dhe duke përdorur dhunën dhe friksimin duke pretenduar se kanë autoritetin për të përcaktuar se kush ka të drejtë e kush nuk ka të drejtë. Ata shohin të gjithë të tjerët kontributues në PD me status më të ulët, që nuk meritojnë një zë në proceset vendimarëse politike. Berisha me karizmin e tijë të sëmurë i jep të drejtë vetes të jetë autoriteti se kush do vdesë e kush do jetojë Unë nuk shpresoj se vlen për kombin një parti ku të drejtat nuk janë të njëjta për të gjithë. Refuzoheni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *