• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë brenda tunelit të Kalimashit, 1 grua viktimë dhe 4 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e Kalimashit ku është shënuar 1 viktimë dhe 4 të plagosur.

Policia raporton se dy automjete me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash – Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *