• |
ide | kryesore

“Më shpëto nga një martesë me mblesëri”, billboard i këtij djali bëhet viral

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur njerëzit janë në kërkim të dashurisë, i drejtohen aplikacioneve për takime, ose u kërkojnë miqve t’i ndihmojnë për njohje, por një djalë i quajtur Muhamed Malik po zgjedh një mënyrë të pazakontë për të gjetur dashurinë e tij.

Beqari 29-vjeçar nga Londra ka përdorur billborde në qytetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar për t’u reklamuar tek kandidatet e mundshme.

Aty shkruhej: “Më shpëto nga një martesë me mblesëri” dhe aty gjeje gjithashtu emrin në rrjete sociale, kështu që gratë mund ta kontaktojnë dhe të zbulojnë se çfarë kërkon.

Në lidhje me arsyen pse ai ka zgjedhur një metodë kaq jo të zakontë për të gjetur një partnere, Malik thotë: “Unë thjesht nuk e kam gjetur ende vajzën e duhur. Është e vështirë. Më duhej të përdorja një billboard për t’u parë!”

Malik thotë gjithashtu se ai është i interesuar për personalitetin dhe besimin mbi çdo gjë tjetër dhe konfirmon në “Find Malik a Wife” se billboard-et nuk janë shaka – ai është mjaft serioz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *