• |
ide | kryesore

Përhapja e variantit delta dhe Omicron/ Manastirliu: Vaksinimi dhe doza përforcuese domosdoshmëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje rreth takimit që ka zhvilluar me Komitetin Teknik ku është diskutuar rreth situatës së epidemisë dhe masat anti-Covid. Manastirliu e cilësoi marrjen e dozës së tretë të vaksinës një domosdoshmëri, ndërsa shtoi se është me rëndësi zbatimi i masave aktuale.

“Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangia e grumbullimeve, ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit”, shkruan ministrja në reagimin e saj në rrjetet sociale.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *