• |
ide | kryesore

Publikimi i pagave online, arrestohen dy persona që dyshohen për nxjerrjen e databazës

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës për skandalin e nxjerrjes së pagave të qytetarëve. Deri më tani janë arrestuar 2 persona pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria.

Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të arrestuar apo të shpallur në kërkim lidhur me hetimet për publikimin e të dhënave personale. Por sot rreth orës 10:30 pritet të ketë konferencë nga Prokuroria për të dhënë informacione për këtë hetim. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë nisi hetimet dhe dërgoi grup hetimor në tre institucione, AKSHI-n, ISSH dhe Drejtorinë e Tatimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *