• |
ide | kryesore

Dokumenti i prokurorisë së Tiranës/ Paratë e Ndrangheta tek inceneratorët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dy vite më parë përgjimet e Antimafias Italiane nxorrën në pah tentativën e disa familjeve të Ndrangheta-s për të pastruar paratë në Shqipëri duke shrytëzuar korrupsionin e qeveritarëve tanë. Mundësitë që gjetën për investime ishin kullat në qendër të Tiranës, konçensionet për 30 apo 50 vite në ndërtimin e rrugëve apo tenderat në shëndetësi dhe veshje.

Antonio Gallo, i ashtuquajturi “Princi” ishte personi kyç që menaxhonte paratë e disa familjeve të Ndrangheta, mes të cilave njëra nga më kryesoret, ndrina e “Grande Aracri”.

Gallo prezantohej në Tiranë si investitor dhe kishte forcuar kontaktet me një biznesmen shqiptar, përfitues i rregullt i tenderave në shëndetësi, i quajtur Besnik Halili. Nga përgjimet dilte se Besnik Halili, të cilin italianët e thirrisnin shkurt “Niku” i ofroi të huajve disa variante për investime me vlerë dhjetëra miliona euro, gjithnjë duke u kujtuar se duhej të paguanin ryshfet.

Por planet e përfaqësuesve të mafias italiane mbetën në letër. Antimafia goditi në Janar të vitit 2021 me operacionin “Profili i ulët”. 50 persona u arrestuan, me tyre mafiozë, biznesmenë, avokatë, nëpunës shtetërorë dhe politikanë që përfunduan në burg.

Në përgjime njëri prej tyre dëgjohej të fliste për takimet me kryebashkiakun e Tiranës, një tjetër priste që të emërohej një ministër për të përfituar një tender, dikush fliste për ryshfetin 20% etj.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj atëherë i quajti thjesht “dëshira” planet e italianëve për të investuar në kullat e Tiranës. “Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete” tha ai.

Lexo edhe: Përgjimet e sekserëve të Ndrangheta-s/ Si të ngrenë kulla dhe të blejnë politikanë në Tiranë

Lexo edhe: Mesazhet në kod nga Italia/ Arben Kraja nën presion për dosjen e Ndrangheta-s

Lexo edhe: Kreu i Antimafias: Bandat shqiptare u pasuruan nga korrupsioni i frikshëm

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Edi Rama që u shpreh: “Flasin ca italianë, përmendin disa njerëz, imagjinojnë investime. Nuk ka asnjë fakt. lidhje, prove”.

Kjo histori mund të konsiderohet e harruar, sikur prokuroria e Tiranës të mos kishte zbuluar një tjetër indicie që zgjon sërish shqetësimin për investimet e mafias italiane në Shqipëri. Kësaj radhe pastrimi i parave dyshohet se po ndodh përmes parave të inceneratorëve.

Paratë e Ndranghetta tek inceneratorët

Kërkesa për ndihmë e prokurorisë së Tiranës për prokurorinë italiane

Dokumenti më lart që mban datën 14 Shkurt 2023 është një kërkesë për ndihmë që Prokuroria e Tiranës i ka dërguar autoriteteve italiane. Në një hetim për pastrimin e parave të Ndrangheta-s në ekonominë lokale në Padova është zbuluar se kompania e një shqiptari të quajtur Juljan Zeqja “ka blerë me një çmim jo me vlerën aktuale të tregut një ndërtesë në provincën e Vicenzës, në pronësi të klanit “Grande Aracri”.

Vini re! “Grande Aracri” është i njëjti klan i Ndrangheta-s që kishte angazhuar Antonio Gallo-n për të investuar në Shqipëri në kulla, në konçensione apo për të fituar tendera përmes ryshfetit. Nuk ia dolën atëherë falë goditjes së Antimafias italiane. Pyetja është nëse ia ka dalë t’i pastrojë paratë tani bashkë me ata që njihen si “bosët e inceneratorëve”?

Çështja është ende nën hetim, por kërkesa e prokurorisë së Tiranës zbulon një rrjet kompanish tregtare që nisin nga Juljan Zeqja, vazhdojnë tek Ilir Dedja dhe kalojnë tek bashkëpunimi me Mirel Mërtirin, Stela Gugallen dhe Klodian Zoton. Njeriu që krijon lidhjen mes kompanive është Ilir Dedja. Kur publikoi dokumentat një ditë më parë, Syri Tv nxorri edhe një faturë që sipas televizionit tregon pagesat e kryera nga njerëzit e inceneratorëve tek Ilir Dedja.

Lidhja me Ilir Deden dhe bosët e inceneratorëve

Nga analiza që prokuroria i ka bërë personave të lidhur me pastrimin e parave të Ndrangheta del se Ilir Dedja ka një kompani të përbashkët me Mirel Mërtirin, Stela Gugallen dhe Klodian Zoton.

Në dokumentin më lart tregohen ndarja e aksioneve në kompaninë G.C.C ku janë bashkë Ilir Dedja, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Për këtë të fundit, prokuroria e Tiranës ka zbuluar se në vitin 2017 ka qenë subjekt i drejtësisë italiane, pasi Europol Qendra Operacionale informon se i janë sekuestruar në një rast 22560 euro.

Pjesë nga dokumenti i Prokurorisë së Tiranës që thotë se Klodian Zotos i janë sekuestruar një shumë parash

Në fund të kërkesës së Prokurorisë së Tiranës rreshtohen një sërë veprash penale për të cilat akuzohen personat në fjalë, mes të cilave pastrimi i parave në bashkëpunim me organizatat mafioze të Italisë.

Pjesë nga dokumenti i prokurorisë së Tiranës për kërkesat ndaj autoriteteve italiane

Dy vite më parë, për çështjen e investimit të Ndrangheta-s në Shqipëri, Arben Kraja i Prokurorisë së Posaçme udhëtoi drejt Italisë dhe u kthye duarbosh. Presioni politik ishte i papërballueshëm dhe çështja u mbyll me komentet e Ramës dhe Veliajt se malavitës italiane nuk mund t’ua ndalësh dëshirat, por veprimet konkrete.

Dokumenti i Prokurorisë së Tiranës tregon se Ndrangheta ka kaluar në veprime konkrete, kësaj radhe nëpërmjet njerëzve që vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit me bekimin e Ramës dhe të Veliajt./Lapsi.al



9 Comments

  1. bobobobo, ca u be keshtu ky vend. Nuk ka robi alternativa per te votu, ke te votosh, Ramen me shoket e djeksave, Saliken, Alibashen…. vk. Me duket se do votoj per Arlind Qorrin, te pakten nuk vjen nga llumi si keta te tjeret qe kan 30 vjet e su ngopen ropqirat.

  2. Po te germoni akoma me shume do te shikoni se muti nuk eshte bere mullar por se ky vend eshte kthyer ne hale komplet . Vetem lufta e zgjith kete pune

  3. Eshte e habitshme se si nuk doli nje prokuror vertete burre (has balls) qe te vere para drejtesise keta kriminele qeveritare si Veliaj, Tigri, Gjiknuri, etj.
    Po te mos ishte per polocine italiane dhe Saimir Tahiri do ishte ne fushate tani.

  4. qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është I njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane. Për herë të parë në tre dekada demokraci dhe për herë të dytë pas Enver Hoxhës, në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptarë, fillonte kjo lëvizje. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues I korrupsionit madhor dhe minues I demokracisë,media ben hetusine me disa renditje aty ketu njelloj si syri i shkelzenit dhe i spiunit metaj dhe ne fund denojne,hetusi qe ja kalon dhe komunizmit te enverit dhe salihut ne vendin e spiunit komunist rustem gjata

  5. jashtë çdo kontrolli të KQZ-së, Sali Berisha po bën një fushatë intensive zgjedhore dhe sipas AMA-s qëndron në krye për kohë televizive. Ku i gjen paratë Sali Berisha për të mbuluar shpenzimet e një aksioni politik 20-muajor me vetëm 100 mijë euro kursime? Cili është burimi i financimit? A është gjithë ku aksion dëshmi e një historie korrupsioni dhe pastrimi parash?!

  6. Salih u lodhe duke kerkuar debat me ramen,por zgjedhjet jane lokale o spiuni serb salih,kerkoji rames qe te vij ne debat por duhet tja lepish karin dhe bythen rames dhe te jesh i bindur qe rama do vij ne debat me ty,nuk do perfilli dhe non garda qe amerika te ka vene damken,prandaj lutu salih.

  7. Vendi kishte një nga normat më të ulëta të inflacionit në rajon në vitin 2022, leku është në nivele rekord të larta kundrejt euros dhe parashikimet tregojnë se Shqipëria do të jetë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë tre viteve të ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *