• |
ide | kryesore

Felajt në prokurorinë e Tiranës/ Berisha: U krijua monstra e reformës në drejtësi!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ermonela Felaj Bledar Valikaj



“Rekord i zi” e ka quajtur Berisha futjen e katër antarëve të familjes Felaj në Prokurorinë e Tiranës. Pas burrit, vëllait, gruas së vëllait, tani edhe motra e deputetes së PS-së Ermonela Felaj pritet të jetë pjesë e prokurorisë së Tiranës duke përbërë një rekord të paprecedent në një institucion të drejtësisë, ku janë punësuar 4 vetë nga e njëjta familje.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “drejtesia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monster të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë. Kjo është prokuroria familjare. Kështu prokuroria e kryeqytetit të Shqipërisë është tani prokuroria e familjes Felaj, e njohur prej vitesh për lidhjet e provuara të saj me malavitën. Kështu, kjo prokurori, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktature tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj. Një rekord i zi!”.

Antarët e familjes Felaj hynë njëri pas tjetrit në prokurorinë e Tiranës pasi u konfirmuan nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.



11 Comments

  1. Ehhh. Si u be kjo pune.
    Kishe qef me pare me drejtsin e plepave.
    Lopcari ishte prokuror.
    Furxhiu ishte gjyqtar.
    Kapteri ishte president.

    1. Mund te ishte furxhi a kapterr por nuk ishin te denuar per trafik droge si burri i Feles se dhipit o sufllaqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *