• |
ide | kryesore

Skandali i prokurorisë/ Manipulohet identiteti i të arrestuarës për rrjedhjen e pagave

-Instant, Kryesore, Lajme



Një skandal brenda skandalit ka përfshirë prokurorinë shqiptare e cila afishoi me bujë emrat e të arrestuarve për aferen e daljes së pagave të mbi 600 mijë të punësuarve shqiptarë. Njëra nga personat e dyshuar e cila u bublikua me emër dhe me foto është edhe Eni Qirjako e cila akuzohet se në 6 episode ia ka kaluar përmes e-mailit zyrtar pagat e shqiptarëve Andi Agarait, ndërsa ky i fundit i fundit ia shiti për 20 mije lekë Klodian Sotës Sotës dhe Endi Ikonomit.

Emrat/ Ja kush janë punonjësit e tatimeve që shiten të dhënat personale, dhe ata që i blenë ato - Top Channel

Por përpos dyshimeve për kamuflim gjurmësh për të mos lidhur skandalin politiko zgjedhor të patronazhistëve me atë të daljes së rroogave, tani ka ndodhur edhe një skandal tjetër.

Fotoja e publikuar e të arresturës Eni Qirjako nuk është e vërteta. Ajo i takon një shqiptarje tjetër, e cila punon prej vitesh si psikologe në Gjermani. Pra fotoja që gjithë publiku ka parë është fotoja e një qytetareje që është në punë të vet, ka jetën e saj private dhe faji i vetëm i së cilës, është se i ka besuar fotografinë e saj shtetit shqiptar, nga i cili ka marrë pashaportën. Fotoja që e asocion atë me një të arrestuar është foto e tërhequr nga sistemi Times.

Fillimisht kur u njoh me këtë fakt, Lapsi.al kujtojë se ky mos është një gabim i rëndomte i gazetarëve të kronikës i bërë nga shpejtësia. pikërisht për këtë ne pyetëm tre katë kolegët tanë që e kanë publikuar foton. Por prej tyre mësuam se skandali është disa fish më i madh. Fotoja e psikologes shqiptare në Gjermani është pjesë e dosjes së prokurorisë.

Pra ajo ka dalë dhe është shpërndarë prej saj.

A kemi këtu të bëjmë me një nga ato gafat e përheshme të drejtësisë shqiptare që ka ndodhur shpesh të arrestojë dhe të vdekur? A kemi këtu të bëjmë me një mungesë ulëritëse profesionalizmi që për një person që e mbajnë në burg, prokurorët e ngatërrojn ë me dikë tjetër?

Apo e gjitha kjo është pjesë e një manipulimi që një drejtësi politike e bën për të daravitur çështjen e vjedhjes të të dhënave personale që aq shumë i djeg kësaj qeverie. Pikërisht kjo mbetet të shikohet.

Të premten në një deklaratë për mediat drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka treguar publikisht pistat e hetimit ku është përqendruar deri më tani prokuroria për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.

Pas këtij komunikimi u shpërndanë dhe fotot e personave të arrestuar për skandalin e publikimit të pagave të shqiptarëve. Bëhet fjalë për dy specialistët e IT, Eni Qirjako (e para majtas) dhe Andi Agaraj si dhe Klodian Sota e Endi Ikonomi. Këta dy të fundit janë dy punonjës të kompanive private që i kanë blerë të dhënat e shqiptarëve. Dy prej tyre akuzohen se shpërdoruan detyrën dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të 650 mijë qytetarëve për vetëm 20-30 mijë lekë të reja.

©Lapsi.al

 

 



8 Comments

  1. Ajo liste pagash vlen miliona. Dhe keta i shiten per 20-30 mije leke?? BUDALLENJ NA DINE NE?
    AQ MERR NJE BOJAXHI ( me i mbarumi)QE TE LYEN SHTEPINE, E JO KJO LISTE!
    PO QENKA IDIOTE KJO IMERAJ!
    PO PATRONAZHISTET KUR DO TI HETONI????

  2. Nu paska pasur rracë me të keqe se të kuqtë.
    Hajdutë dhe manipulatore, njerëz të pa familje dhe të paskrupullt.

  3. Ky eshte i gjithi nje mashtrim pa nivel qe vetem delet dhe qorrat e rilindjes mund ta besojne. Se mire rrogat, po kartat e identitetit dhe nr e tel ku i gjeten keta. Po targat?

  4. Republike bananesh! Kujtojne se te gjithe robt jane dele ruda!

    Burimi i pare qe ka marre keto lista, eshte Banda Mavi i Ripjerdhjes. Ketu fillon filmi. Ketu duhet hetuar. Pasi bene gjithcka qe dinin, vodhen zgjedhjet. Sic duket, ndonje nga keta mavite nuk ka ngelur i kenaqur nga ajo cfare i ka ofruar sekti i Ripjerdhjes, ndaj eshte hakmarre.

  5. Hetimi,ka nisur ,prej fundit,pra prej atyre,qe i kane patur te gjithe te dhenat,te grumbulluara,si te dhenat per patronazhistet,pagat,te dhena per bankat,kredite,kadastren,targat e te tjera.Por pse na qenkan grumbulluar te gjitha keto te dhena,ne nje dore???? Kush i ka dhashur,keto te dhena,ne nje dore????? Kush ka dhene urdher,per grumbullimin e etyre???? Dhe kryesorja,pse nuk u hetuan patronazhistet,ne kohen e tyre,por ceshtja u mbyll,dhe kush i mbylli,me urdher te kujt?????? Por drejtesia qe po na trumpetohet me kaq pompozitet,prej rilindesave e sidomos prej amerikaneve sorrosiste,jo qe nuk do e hetoje kurre faktet e mesiperme,por do t’i mbylle ato,duke i dhene nje denim simbolik atyre qe duken ne fotot me siper,duke shpresuar te mos abuzohet me ndonje zevendesim fotoje,per te cilen ,edhe per kete fakt,duhet hetuar,kush dhe pse e ka bere ndryshimin e zonjes!!!!!

  6. Ky tipi qe ka shit e ble pagat, ky qe sot punon te One e celularve me pozite te larte dhe askush s’e thote, qe shkon drejtor ne cdo vend pune dhe merr ca paga stratosferike, deri sa e shofin sa dembel dhe I pazoti eshte dhe e pushojne nga puna, ka dhe gruan me pozite te lart te ABI banka.
    Po kjo esht fatkeqsia, qe sido qe gjithmone e shporrin me bish nder shale, ai prape drejtor shkon diku tjeter. Sic eshte te ONE. Se keshtu punojne departamentet e HR ne republiken tone te dashur te bananeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *