• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ 50-vjeçari vrau ish-bashkëjetuesen dhe qëlloi veten

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës dha detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës.

Uniformat blu raportojnë se rreth orës 16:44, në rrethana ende të paqarta shtetasi Niko Hila, rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gjuliana Topalli, 40 vjeçe.

Pas krimit, Hila ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Një grup hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *