• |
ide | kryesore

Rinisja e mësimit në Greqi, 14 mijë nxënës dhe mësues të infektuar

-Instant, Lajme, Planet



14 mijë nxënës dhe mësues rezultuan të infektuar me koronavirus, një ditë përpara rinisjes së procesit mësimor në Greqi, pas festave të fundvitit.

Autoritetet në Greqi kishin vendosur që me hapjen e shkollave, nxënësit dhe mësuesit të kryenin teste në shtëpi dhe të dhënat ishin me të vërtetë të frikshme. Problemi kryesor ishte që këta persona nuk e dinin që ishin të infektuar dhe qarkullonin lirisht në shoqëri.

Megjithatë, Ministria e Arsimit konfirmon se mësimi do të vijojë pasi sipas saj nxënësit janë më të mbrojtur brenda ambienteve të shkollave sesa jashtë.

E gjithë administrata arsimore, përfshirë nxënësit, do t’i nënshtrohet një testi të dytë të ri pasditen e sotme dhe pritet që numri i të infektuarve të jetë më i lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *