• |
ide | kryesore

Video/ Milan në çerekfinale pas kohëve shtesë: Shevcenko frikësoi ish-skuadrën e tij në San Siro

-Instant, Sport, Video



Duke vuajtur ndoshta më shumë se sa pritej, Milani e përmbushi misionin duke mposhtur në 1/8 e Kupës së Italisë Genoan ndoshta më të mirë të sezonit të Shevchenkos. Skuadrës së Piolit iu desh të përfitonte nga kohët shtesë për të kapërcyer Grifonet 3-1, por mbi të gjitha iu desh ndihma e lojtarëve kryesorë të skuadrës, veçanërisht Leaos, për të drejtuar një ndeshje që kishte shkuar keq pas një ore lojë të plotë të dhuruar Genoas.

Pas një traverse të goditur në fillim të ndeshjes nga Krunic në një goditje këndi të Messias, Milani praktikisht nuk u pa më pranë Semperit për minuta të tëra. Merita e një Genoa të vendosur në mënyrë të guximshme në fushë nga Shevchenko dhe ndoshta të privuar nga pesha e renditjes, për një mbrëmje. Kuqeblutë luajtën në mënyrë agresive në mesin e fushës duke përdorur epërsinë numerike të studiuar nga trajneri i tyre, por mbi të gjitha gjetën avantazhin në minutën e 17′ me një goditje me kokë të Ostigardit, i lënë vetëm në zonë, në zhvillimet e një goditje këndi.

Pavarësisht avantazhit, Genoa nuk uli qendrën e gravitetit duke përfituar nga linjat e dyta të kuqezinjve që nuk po imponoheshin dhe për të ndryshuar gjërat, pasi humbi Tomorin për shkak dëmtimi në mesin e pjesës së parë, Piolit iu desh të thërriste në cështje peshat e rënda. Zëvendësimi i trefishtë në minutën e 60 ndryshoi fytyrën e Milanit, veçanërisht falë Rafael Leaos në të majtë.

Pikërisht nga ajo anë kuqezinjtë gjetën mënyrën për të depërtuar dhe për të rikthyer ndeshjen, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 74 me një goditje të përsosur me kokë të Giroud, në krosimin e Theo Hernandez, e më pas duke kaluar përpara në minutën e 102 me një krosim të gabuar të Leaos, i cili befasoi Semper duke përfunduar në kryqëzimin e shtyllave. Dhjetë minuta më vonë erdhi trisi i Saelemaekers, sërish nga një aksion i zhvilluar nga e majta me një asist të Hernandez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *