• |
ide | kryesore

Armë, maskë dhe municion në banesë, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi është kapur duke lëvizuar me armë, ndërsa mbante edhe në banesë. Sipas bluve të kryeqytetit është vënë në pranga M. G., 23 vjeç, banues në Tiranë. I arrestuari Mario Gurrica, po qarkullonte me automjetin e tij kur u ndalua nga policia, ndërsa i ushtruan kontroll fizik dhe në automjet.

Në banesën e tij, policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *